‘Provokim i qarqeve ekstremiste greke’ PDIU: E papranueshme ngritja e flamurit të Vorio-Epirit në Himarë

Diel, 05 Prill 2020 09:58

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e cilëson të papranueshme ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit në Himarë dy ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, PDIU dënon ngjarjen dhe thotë se qarqet ekstremiste greke po provokojnë në Shqipëri.

Sipas PDIU, heshtja për çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulëse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.

“PDIU dënon si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë.

 
 

Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetëizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda territorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit.

 

Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht.
Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulëse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.

I bejme thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...