Gjirokastra s’ka pandemi, Gjirokastra ka varfëri dhe uri!

Diel, 05 Prill 2020 11:40

Nga Roland Bejko/

Koronavirusi duket sikur nuk e ka gjetur akoma rrugen per tu futur ne Qarkun e Gjirokastres, dhe ky eshte pa dyshim nje lajm i mire per te gjithe. Por, lajm i keq aty eshte VARFERIA DHE URIA!

Po, po, uria dhe varferia!

Gjendja ekonomiko-financiare e qytetareve te Gjirokastres eshte shume e dobet. Gjirokastra nuk eshte me qyteti me shkallen e mireqenies dhe te te ardhurave mesatare me te larta per fryme ne shkalle vendi sic deshmonin statistikat e disa viteve me pare. Tashme varferia eshte ulur kembekryq ne kalldremet e ketij qyteti ne te gjitha kategorite sociale.

 

Sikur te mos mjaftonte kjo, qyteti me fshatrat perrreth vuajne edhe largimet masive te banoreve te saj, kryesisht te rinjte dhe ata qe kane ende mundesi dhe fuqi per te punuar gjetke. Emigracioni ne vende te huaja ka qene trendy i ketyre 4-5 viteve te fundit.

Panorama e zymte e ketij qyteti te zbrazet per ata qe kane vendosur te jetojne ende aty, u be edhe me shume e tille tani mbyllur brenda ne ditet e pandemise se coronavirusit.

Izolimi i detyruar e ka bere shtresen e mesme te pasigurt per te nesermen, dhe te varferit edhe me te varfer. Askush prej tyre nuk ka me rezerva ushqimore dhe finaciare per te perballuar jetesen e perditshme ne kushtet e izolimit. Ndihmat ushqimore jane te pakta dhe deri tani jane trajtuar disi nga pushteti vendor dhe nga ndonje donator bujar vetem pleqte e vetmuar e pa perkrahje. Ankesat nga banoret e pa pune dhe pa te ardhura mujore jane te medha. Disa prej tyre i kane derguar ankesat e tyre ne adresen e portalit tone Juguneës.net. Askush prej te papuneve nuk eshte ndihmuar me pako ushqimore dhe ilace nga ana e qeverise dhe pushtetit vendor. Per ndihma financiare as qe behet fjale, te pakten deri me tani.

Opozita vendore nderkaq eshte shprehur se edhe ato pak ndihma qe jane shperndare keto dite nga pushteti lokal, kane qene selektive dhe mbi baza listash partiake. Nese kjo eshte e vertete, natyrisht qe nuk ka brenda asgje humane, perkundrazi, eshte kriminale ta diferencosh varferine sipas ngjyrave politike!

Dhe tashme varferia nuk eshte me vetem ceshtje e komuniteteve rome, egjiptiane apo te pamundurve per te punuar. Ajo tani, sidomos ne kete kohe izolimi total eshte bere nje fenomen masiv.

Gjirokastra po vuan mungesen ne vite te politikave per investime strategjike nga ana e qeverise si dhe mungesen e sipermarresve serioze per te zhvilluar nje ekonomi prodhuese qe tu siguroje banoreve te ardhura financiare te qendrueshme. Disa fasoneri dhe njesi sherbimesh nuk e zbusin dot as papunesine as varferine ne qytet, per me teper qe pagat e punonjesve ne keto ndermarrje jane pergjithesisht te ulta.

Edhe turizmi qe sapo kishte filluar te zhvillohej ne nje fare menyre, kryesisht ne zonen muzeale te qytetit te UNESKO-s, duket qe kete vit do te jete nje katastrofe e vertete. Per bujqesine as qe behet fjale te flitet fare. pa le kur e mendon qe shumica e investimeve ne fushen e hoteleri-turizmit jane bere me kredi bankare dhe se shpejti, bankat, do kerkojne shlyerjen e detyrimeve pas daljes nga izolimi dhe distancimi social, sic quhet rendom. Arsyet dihen. Per shkak te pandemise jane anulluar ose jane pezulluar pothuajse te gjitha rezervimet e turisteve te huaj. Operatoret turistike dhe bizneset qe operojne ne kete fushe ne Gjirokaster i kane drejtuar nje leter me propozime konkrete Qeverise shqiptare dhe Kryeministrit te propagandes per te pasur nje mbeshtetje per te kapercyer krizen pa deme te medha financiare.

Ne fakt, Qeveria duket sikur e ka marre me nge kete punen e menaxhimit te urise ne gjithe Qarkun e Gjirokastres. Pushteti vendor edhe me me nge akoma. Pa asnje strategji lokale. Pushtetaret dhe punonjesit e administrates publike e kane nje rroge te garantuar. Si te tille ndoshta ata nuk e kuptojne dot realitetin tjeter qe ekziston pertej tyre, pra urine!

Uri eshte kur kalojne tre vakte pa ngrene dhe kur prindi ne shtepi nuk ka me asnje ushqim jetik per tu dhene femijeve te tij. Uria ndodh kur kryefamiljari nuk ka me asnje kacidhe ne xhepin e tij per te blere qofte edhe pak miell ne dyqan. Uria te pllakos edhe kur shitesi i lagjes nuk ka me mundesi te te ofroje ushqime me lista se ka falimentuar per vete. Uria te merr jeten kur askush nuk te ofron qofte edhe nje pako me ushqime sepse ty nuk te beson qe nuk ke para dhe mundesi, sepse nuk te kupton! Nuk te kupton dot sepse ai vet e ka nje rroge ndoshta te merituar ne rastin me te mire, apo te dhuruar nga partia ne rastin me te keq.

Por dihet tashme, nuk eshte e re po ta themi qe uria prodhon vdekjen e te uriturit, por prodhon edhe deshperimin e tij. Dhe deshperimi te shpie ne revolte…

Fakti qe ne Qarkun e Gjirokastres nuk ka ende asnje te infektuar me koronavirus duket se i ka bere pushtetaret lokale edhe me euforike. Mirepo kjo eufori ne keto kushte te jashtezakonshme eshte vrastare. Hallet dhe problemet e medha te qytetareve ne shumice te varfer te ketij qyteti fisnik, nuk i zgjidh dot as prapaganda dhe as kapardisja mediatike e kryetareve te bashkive. Kerkohen urgjent angazhime konkrete dhe te sinqerta. Prandaj te gjithe kryetaret e bashkive te ketij Qarku, deputetet, Prefekti si dhe gjithe instancat shteterore aty, eshte mire t’i bejne nje vleresim real situates ne te cilen gjenden qytetaret si ne zonat urbane ashtu dhe ne ato rurale. Mos te mendojne se populli jeton i lumtur nen drejtimin e tyre, por pervec masave per mosperhapjen e pandemise, do ishte mire te fokusoheshin edhe ne tre objektiva jetike qe mendoj se mund te realizoheshin ne tri faza nese do kete vullnet, angazhim dhe vizion:

(i) Objektivi i pare. Te mundet uria!

Per kete qellim te idendifikohen nga pushteti vendor te gjithe familjet e varfra dhe te furnizohen ato me pako ushqimore dhe me trajtim financiar sipas kategorive dhe statusit qe kane konform ligjit deri ne perfundim te situates se jashtezakonshme pandemike.

(ii) Objektivi i dyte. Per nje minimum jetik dhe frenim te thellimit te varferise.Le ta quajme si faza e shpetimit te cfare te mundim sa me shume nga ekonomia, sipermarrja dhe tregu lokal ne pragun e kolapsit ekonomik.

Per kete lipset qe keshillat e bashkive duhet te rishikojne edhe nje here buxhetin dhe paketen fiskale per te ulur taksat, tarifat dhe per ti fshire fare disa prej tyre qe rendojne mbi qytetaret.

Per shembull, mund ta hiqnin fare tarifen e infrastruktures shkollore dhe sportive, te ulnin edhe me tej taksa e pronave te paluajtshme, banesave, magazinave etj. Mund te ulet taksa per ndikimin ne infrastrukturen mjedisore, etj, etj.)

(iii) Objektivi i trete. Le te jete faza e rimekembjes dhe zhvillimit te ekonomise lokale.

Do te duhet te hartohen politikat e ekonomise lokale te prodhimit – keto po qe do t’i ndihmonin realisht banoret e atyre zonave, jo vetem per te mundur papunesine, varferine dhe urine, per te stopuar emigrimin, por edhe per te rritur mireqenien e tyre ne terma afatgjate.

Keshtu, qe marrja e ketyre masave, dy te parat sidomos te menjehershme, do ti jepnin nje shans te madh zhdukjes se urise ne rradhe te pare dhe shpetimit te ekonomise lokale ne rradhe te dyte ne kete situate te rrezikshme qe po kalojme. Keto masa ne nivel vendor do ta pengonin sadopak urine te behet nje fenomen masiv. Se nese ndodh kjo, ka per te qene perpos se nje turp dhe njolle e zeze e madhe per pushtetaret ne Gjirokaster e Tirane, edhe nje katastrofe me permasa te renda humanitare!

Fytyrat e deshperuara te qytetareve qe presin te marrin nje pako me ndihma ushqimore ne njeren nga lagjet e siperme te qytetit sic duken ne foton ilustruese te ketij shkrimi, jane prova me e mire se te gjitha sa thame me larte, jane konstatime te verteta.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...