Rama: "Emigrantët do karantinohen në hotel me shpenzimet e tyre”

Hënë, 06 Prill 2020 13:51

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se nuk do të pranohet në kufi asnjë shqiptar që është rezident me letra në një vend të huaj dhe që kërkon të vij në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Ai ka thënë se personat e tjerë që kanë arsye madhore apo që nuk kanë qëndrim të përhershëm në shtetet e huaja, do të pranohen në Shqipëri, por me kusht që të qëndrojnë në karantinë 14 ditë në një hotel.

Kryeministri tha se emigrantet që do të kthehet, do të paguaj vetë shërbimin e hotelit dhe ushqimet dhe do të kontrollohet me polici që të mos dalë nga dhoma.

“Në 24 orët e ardhshme do të hyjmë në një proces të ndërmjetëm, kush do të vij në kufi me dokumenta rezidence të vendeve të tjera nuk do të lejohet. Ndërsa kush do të vij për motivet e tjera do të karantinohet për 14 ditë në hotel me shpenzimet e veta.

Do marrë një dhomë dhe do paguaj me paratë e tij një çmim fiks për ushqimin,

Kjo është masë mbrojtëse për popullin tonë. Ardhja në Shqipëri nga vende të tjera ku janë rezident, është e papërgjegjshme ndaj njerëzve, familjes së tyre dhe vendit tonë.

Do trajtojmë çdo rast për secilin që do paraqitet në vijën kufitare, ata do të kalojnë 14 ditëshin e karantinës së detyruar, do të jenë të kontrolluar nga policia dhe do të ndalohen të dalin nga dhoma”, u shpreh kryeministri.

Ai ka bërë dhe një apel ndaj qytetarëve të Shkodrës, duke u kërkuar të zbatojnë rregullat dhe të kujdesen, pasi ekziston rreziku të kthehen në një bombë e kurdisur me sahat.

“Apel ndaj banorëve të Shkodrës, bëni kujdes maksimal dhe respektoni rregullat, pasi Shkodra po kthehet në një bombë të kurdisur me sahat”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...