Kater anetare te nje familjeje kane mbetur te lenduar, pasi ishin ne gjume ne banese, kur ajo u perfshi nga flaket.zjarrfikese
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Shoshaj ne Mat dhe sipas policise, te lednuar nga zjarri mbeten bashkeshortet dhe dy femijet e tyre, qe u derguan me urgjence drejt Tiranes.
Policia ben me dije se per fat ata jane jashte rrezikur per jeten. “Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezë një pajisje elektronike”- ben me dije policia.
NJOFTIMI
Rreth orës 03.55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në fshatin Shoshaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.D, ku si pasojë janë lënduar kryefamiljari, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, e aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezë një pajisje elektronike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë.