Mes personave që janë konfirmuar si pozitiv me koronavirus në Shqipëri gjatë orëve të fundit është edhe një qytetar nga Lushnja. Bëhet fjalë për një biznesmen 50-vjeçar nga zona e Karbunarës.
Burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari është biznesmen i fruta perimeve.
Mësohet se gjenden 10 antarë të familjes së tij në shtëpi pasi janë 2 kurora.
Personi i prekur ndodhet në shtëpi ndërsa familjarët tashmë janë në karantinë derisa të dalin përgjigjet e tamponeve të marra.