Lubonja letër të hapur italianëve, demaskon Ramën dhe zbulon Shqipërinë autoritariste

Diel, 12 Prill 2020 15:03

Shkrimtari dhe gazetari Fatos Lubonja u është drejtuar përmes një letre të hapur italinëve, duke demaskuar atë që ai e konsideron si propagandë të kryeministrit Edi Rama, gjestin e dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali.

Lubonja e nis letrën duke thënë se i kupton emocionet që ngjall gjesti i kryeministrit tonë, si dhe interesin politik italian që qëndron pas tij, por njëherësh i fton ata të zbulojnë kuptimin dhe qëllimin e tij, duke kuptuar edhe jetën e shqptarëve.

 

Shqipëria ka humbur 1 milion banorë pas rënies së komunizmit vë në dukje Lubonja, duke shtuar se: “E gjithë kjo sepse Shqipëria përfaqëson shembullin më dramatik midis vendeve ish-komuniste që kanë pësuar një kalim të shpejtë nga diktatura komuniste në kapitalizëm të egër, në një kohë të shkurtër pak oligarkë – këtu kryesisht eksponentë të krimit të organizuar – kapën shtetin duke i bërë institucionet e tij asgjë më shumë se mjete për të zgjeruar fuqinë e tyre ekonomike, duke e lënë pjesën më të madhe të popullsisë në varfëri ekstreme. Edi Rama, si menaxher i interesave të të paktëve, po e çon vendin drejt një sistemi gjithnjë e më autoritar, me hapësira demokratike të reduktuara gjithnjë e më shumë“.

 
 

Mandej analisti tregon se si Edi Rama grabiti zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e krimit të organizuar, duke cituar “Bild”-in, si shtyhu opozitën të dilte nga Parlamenti, ku Shqipëria u cilësua nga “The Independent” si “Kolumbia e Evropës”.

 

“Pushteti vendor është 100% në duart e partisë së vetme në pushtet. Hyrja në Parlament e trafikantëve dhe vrasësve vitet e fundit është një fenomen që as nuk mund të imagjinohej në vitet 1990. Media kombëtare dhe lokale pothuajse të gjitha kontrollohen nga oligarkia që e rrethon. Gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë janë skllavëruar plotësisht nga pushteti”, citohet në letër.

Lubonja e krahason mënyrën se si u paraqit gjesti i Edi Ramës, me atë se si u prit Gaddafi në Itali disa vjet më parë, sipas tij “duke na bërë të ndihemi si anëtarë të një fisi të udhëhequr nga një kryetar dhe jo njerëz që aspirojnë të jetojnë në demokraci të vërtetë”.

“Urgjenca shëndetësore e koronavirusit në Shqipëri gjithashtu menaxhohet me metodat e një regjimi”, shkruan Lubonja duke shtuar: “Duke përdorur Edi Ramën gjuhën e regjimit të vjetër, tanimë fjalëkalimi: “Ne jemi në luftë dhe kush nuk zbaton rregullat është armik, tradhtar, sabotator”.

“Të dashur miq,

Si ju në Itali, edhe ne në Shqipëri po kalojmë një periudhë në të cilën, siç do të thoshte filozofi juaj Giorgio Agamben, na shfaqet spektri i “njeriut lakuriq”, njeriut të redukuar vetëm në bilogjik, që mendon të mbijetojë”, shkruhet në letër. “Tani për tani të gjithë jemi privuar nga shumë të drejta themelore, ne jemi pothuajse të zhveshur nga ato dimensione që na bëjnë njerëzor, ato politike, sociale dhe fetare, duke e pasur Parlamentin të zbrazur, kishat dhe xhamitë e zbrazura, shkollat dhe universitet e zbrazura. Qenia njerëzore është shumë e brishtë para të gjithë atyre që kanë etje për sundim dhe shtypje.  Kam frikë, dhe nuk jam i vetmi, që disa metoda shtypëse që po përdoren për të menaxhuar urgjencën shëndetësore do të mbeten edhe kur urgjenca shëndetësore s’do të jetë më. Dhe vendet më të rrezikuara janë ato më të varfrat në antitrupa demokratikë si Shqipëria”, thekson Lubonja.

Në fund analisti shprehet se nuk e vlerëson aspak këtë Bashkim Evropian i cili nuk ka arritur të tregojë kuptimin më të thellë të ekzistencës së tij në këtë moment.

Ndërsa letra mbyllet me fjalët

“Fillim prilli 2020

Një përshëndetje të sinqertë me dashuri nga Tirana

Fatos Lubonja"

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...