Situata me Koronavirusin në Shkodër/ Caktohet vendi ku do të karantinohen emigrantët

Hënë, 13 Prill 2020 18:59

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u shfaq në krah të prefektit të komanduar Besfort Lamallari në një komunikim për mediat pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencës Civile. Lamallari u shpreh për mediat se pranoi vendimin e Ademit për të mbylljen e tregut të Zdrales dhe masat e forta në pikat e tjera. "Bashkë me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët diskutuam mbi disa cështje me shumë rëndësi. Arritëm në një vendim të përbashkët ku pranuam edhe propozimin e kryetares për tregjet" tha ai.

Në vijim të fjalës së tij prefekti i komanduar tha se do të ketë përshkallëzim të masave për të gjithë ata që shkelin rregullat e vendosura nga qeveria.

 
 

"Pavarësisht masave ndaj këtyre personave që shkelin karantinën, madje kjo është shumë e rëndë, pasi një person që është pozitiv dhe del në rrugë, kjo është tentativë për vrasje për personat e tjerë. Do të ketë përshkallëzim të masave për ata që sillen në këtë mënyrë. Ka shumë masa që do të merren në vijim. Sa i përket protokollove në raport me të infektuarit dhe nevojat për të shkuar në spital apo karantinuar në shtëpi, fjala u takon ekspertëve. Nëse pas masave sot do të ketë përmirësim edhe masat do të jetë proporcionale. Masat të domosdoshme".

 

Ademi kërkoi që të shtohet numri i testimeve.

"Unë jam shumë e kënaqur që nuk kemi raste që lidhen me ambientet e tregtimit. Masat në atë treg po marrim se kushtojnë shumë impenjim forcave. Kemi të infektuar të shtuar në spital është shqetësuese, fakti që kemi në fasoneri është shqetësuese, u konfirmua rasti i dytë, pavarësisht se ka qenë i sëmurë edhe për arsye të tjera. Të gjithë këto numra dhe vende të përqendruara mbetet shqetësuese. Kërkohet shtimi i testimeve, sot janë kryer një numër i konsiderueshëm në spitalin rajonal, duhet të vijohet me të njëjtin ritëm, duhet ta shumëzojmë me 10 apo 15, qofsha e gabuar, por kjo është referenca e mjekëve në vendet e tjera. Emergjenca për të operuar shpejt me testimet mbetet ekzigjencë e padiskutueshme për Shkodrën" tha Ademi.

Njoftimi:

Gjatë ditës sotme është organizuar takimi i radhës i KMC, nga i Deleguari i KNEC, z. Besfort Lamallari, zv.Minister i Brendshem, takim ne te cilin moren pjese Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA, z.Bardhyl Kollçaku, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit , Z. Ardi Veliu, Dr. Policise Vendore Shkoder, z. Niko Brahimaj dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder zj. Voltana Ademi. 

Ne kete takim u analizua situata e funksionimit te tregjeve ne bashkine Shkoder, dhe ne perfundim te takimit me propozim te kr. Bashkise Shkoder u mor vendim qe duke filluar qe neser me dt.14.04.2020 te mbyllet per nje periudhe 2 javore  tregu ne Zdrale dhe te merren masa shternguese shtese per displinimin e tregut ne Merkaten e Rusit.
Nderkohe u organizua edhe nje takim tjeter me perfaqesues te NJVKSh, Rajonale te 5 bashkive dhe me pjesmarrjen e Zj.Silva Bino, Drejtoresha e Pergjithshme e Epidemiologjike e Shqiperise. Ne kete takim u diskutua ne lidhje me masat shtrenguese dhe bashkepunimin e punes se NjVKSh me strukturat e policise per ndjkejen e vetkarantinuarve te izoluarve dhe per ndalimin e qarkullimit te izoluarve dhe masat shtrenguese qe do te merren nese konstatohen dalje ne publik te personave te shpallur pozitiv. Njekohesisht u kerkua bashkepunim i ngushte me strukturat e DVP, per te ushtruar me force kompetencat per ndalimin e qarkullimit, dhe eleminimin e grumbullimeve dhe mbeshtetjen e strukturave perkatese per kontaktimin e personave te deklaruar pozitiv prane shtepive te tyre. 
U vendos gjithashtu venia ne gadishmeri e konviktit te univeristeti Luigj Gurakuqi ne dispozicion te te ardhurve nga jashte shtetit, per akomodimin e tyre ne keto ambiente te cilet do te pershtaten brenda dt.14 Prill.2020.

Situata epidemiologjike ne shkoder, sipas informacionit te NJVKSh, sot u kthye pergjigja e 27 mostrave te derguara dije prej te cilave rezultuan 13 pozitiv, duke e quar ne 70 numrin e te infektuarve ne bashkine Shkoder. U moren masa per izolimin e  tyre dhe te gjithe rrethit familjar dhe shoqeror te tyre, duke bashkepunuar me strukturat e policise per kontaktimin dhe mbikqyrjen e tyre.

Vijon monitorimi i situates nga KMC nen drejtimin e Zv.Ministrit te Brendeshem, Z. Besfort Lamallari.

Modifikuar më Hënë, 13 Prill 2020 20:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...