“Në Durrës janë bërë vetem 4 testime të reja në 1 ditë”, Basha: Mostestimi është kurth edhe për planet gjysmake të qeverisë

Hënë, 13 Prill 2020 22:42

Lulzim Basha: Kam kërkuar mbylljen dhe përfshirjen e fasonëve, rreth 70 mijë, në një paketë, një paketë e cila sipas llogarive tona nuk e kalonte shifren prej 15 milion eurosh në muaj. Nuk e shoh në paketën që ka shpallur sot kryeministri. Shoh disa hapa, një pjesë prej tyre janë në përputhje me sugjerimet tona të tash pesë javëve dhe natyrisht duke i qëndruar besnik asaj që kam thënë: i përshëndes si hapa të parë, por i shoh të pamjaftueshëm ato 58 milionë euro.

Pyetje:Çfarë duhet të ketë më shumë?

Lulzim Basha: Në rradhë të parë duhet të ketë para mjaftueshëm për sistemin shëndetësor. Kostoja e mostestimit është shumë më e lartë se sa kostoja e blerjes mjaftueshëm të tamponëve, kiteve dhe pajisjeve testuese apo të testeve të tjera imunitare. Kostoja që ne do të paguajmë, në fakt jam i bindur; po paguajmë në këtë moment pa e ditur zyrtarisht, e infeksioneve që do të rriten, e numrit fatkeqësisht të viktimave që do të rriten, e presionit që do të ushtrojë ndaj sistemit tonë shëndetësor, e zgjatjes së karantinës, e zgjatjes së agonisë ekonomike, do të jetë jo shumëfish por dhjetrafish, uroj jo qindrafish. Prandaj është e domosdoshme të paguhet më shumë sot për më shumë testime, testime për personelin shëndetësor, testime në mënyrë të vazhdueshme, testime për personelin policor, për forcat e armatosura që ndodhen në terren. Testime për të gjithë, për kamionistët, për furnizuesit, për shërbyesit e qytetarëve në çdo aspekt, administratë, supermarket apo treg. Për median që ndodhet sot në terren. Pra testime për atë pjesë të shoqërisë që është më e ekspozuar, sepse është në shërbim të qytetarëve të tjerë dhe së dyti një hetim epidemiologjik të vërtetë që do të thotë që në qoftë se kemi një rast të testuar urgjentisht të tjerët që kanë qenë në kontakt me këtë rast duhet të testohen. Në fakt ajo që dimë është siç përmenda këto raste shqetësuese të këtyre 3 ditëve të fundit, që nuk ndodh kjo. Nuk ndodh kjo dhe pastaj shohim që situata del jashtë kontrollit.

Pyetje: Ju po thoni domethënë për një situatë të jashtëzakonshme, për shumë të prekur gati gati katastrofë, por ndërkohë shifrat e të prekurve në Shqipëri janë shumë minimale krahasuar me vendet e tjera. Për shembull sot janë 21.

Basha: Tani pyetja që i shtoj çdo shqiptari unë është "Në qoftë se ne një aksident automobilistik personi i përfshirë në aksident rezulton pozitiv, apo në qoftë se ne rastin e infermieres e cila ka patur kontakt me katër pacientë dhe të katër rezultojnë pozitiv pas kontaktit me infermieren, a nuk tregon kjo që situata është larg, shumë larg asaj që konstatohet zyrtarisht? Dhe s'ka si të jetë ndryshe zoti Babaramo. Shikoni dje në Durrës sipas vetë të dhënave zyrtare të qeverisë apo të ministrisë së shëndetësisë janë kryer 23 teste nga të cilat vetëm 4 teste të reja, 19 janë ritestime. Tani dua t'a them qartë, ne e mbështesim ritestimin, ritestimi në veçanti i atyre që janë më të ekspozuar, sic është personeli shëndetësor, ka qenë dhe është një nga rekomandimet tona kryesore. Por si mund të ketë vetëm katër testime të reja në një nga vatrat më aktive të virusit siç është Durrësi.Kjo është qartësisht e pamjaftueshme prandaj këtu për fat të keq vazhdojmë të jemi të ndarë dhe larg njeri tjetrit. Ne vazhdojmë të insistojmë për testime të cilat duhet të bëhen për të gjithë personelin shëndetësor, për të gjithë personelin policor dhe duhet të shtrihen tek të gjithë kontaktet e personave të konstatuar me infeksion. Në vend që të fshihet, duhet të shtrihet hetimi epidemiologjik si quhet tek gjithë rrethi i personave të infektuar dhe jo të mjaftohemi me një numër shumë të vogël të testimeve. Sepse në fund të fundit është një ajsberg dhe pjesa që është nën ujë është pjesa e rrezikshme, kjo është thirrja e parë dhe thirrja kryesore përndryshe çdo plan apo gjysmë plan na kthehet në një kurth.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...