Qindra shqiptarë të bllokuar nga koronavirusi në vendet e varfra ku kultivohet kokainë: Përse janë aty?!

Tuesday, 14 Prill 2020 11:03

Pak kohë më parë në një nga emisionet “Opinion” dedikuar pandemisë për koronavirusin, Blendi Fevziu, zhvilloi një lidhje direkte `të çuditshme” me një shqiptar të bllokuar si pasojë e mbylljes së kufijve në qytetin-port të Guajakit në Ekuador. Personi në fjalë deklaroi se në zonën ku ai ishte bllokuar së bashku me shumë shqiptarë të tjerë, situata e infektimit nga virusi COVID-19 ishte `e tmerrshme`.

Ky qytet-port i Ekuadorit faktikisht njihet si një nga portat më të mëdha në botë, për `eksportin` e kokainës së dorës së parë, drejt vendeve të tjera dhe veçanërisht Europës. Përveç Ekuadorit vijnë lajme, se edhe në vende të tjera si Kolumbia dhe Meksika ka shumë shqiptarë të cilët kanë mbetur të bllokuar pas shpalljes së pandemisë. E përbashkëta e këtyre vendeve është se janë kultivues dhe tregtues të mëdhenj të kokainës, por njëkohësisht njihen edhe si vende shumë të varfra, ku pagesat e punës së ndershme janë shumë të ulëta.
Normalisht shtrohet një pyetje retorike: Çfarë duan këta shqiptarë në këto vende dhe a përkon ky fakt i zbuluar me rastin e pandemisë, me informacionet e deritanishme se organizatat kriminale shqiptare kanë njerëzit dhe bazat e tyre, edhe në vendet ku kultivohet droga e shtrenjtë kokainë?!

 

Këtë pyetje retorike e ka bërë mbrëmë në faqen e tij në FB, edhe gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha.

“Kemi mësuar së fundmi që qindra bashkëpatriotë kanë mbetur të bllokuar në Kolumbi, Ekuator, apo Meksikë!

Sigurisht nuk flas për ata që janë të arrestuar apo dënuar për trafik kokaine në burgjet e Amerikes Latine, por për një grup tjetër që vertetë duan të kthehen në Atdhe, por nuk kanë asnjë mundësi ta kalojnë Oqeanin Atlantik.

Një i njohur i imi, që jeton prej disa vitesh në qytet-portin më të madh te Ekuadorit, në Guajakil, ndërsa po komunikoja pak orë më parë në lidhje me shqiptarët e bllokuar në qytetin e tij, ku koronavirusi po bën namin, me bëri një pyetje: A mund të më thuash çfarë kërkojnë kaq shumë shqiptarë në Guajakil, në anën tjetër të botës dhe në një vend të varfër, më pak rend e siguri për jetën?!”, pyet Hoxha.

Ky gazetar dhe kolegë të tjerë të tij e kanë ngritur edhe më herët këtë pyetje retorike, por që duket nuk ka shqetësuar asnjëherë autoritet policore shqiptare që trajtojnë krimin e organizuar. Madje në këto vende ka pasur edhe vrasje `misterioze` të shqiptarëve në këto vende, për të mos folur për ata që janë në burg.

“Sërish një lajm i keq nga përtej oqeanit Atlantik. Në Amerikën e Jugut një tjetër shqiptar ka humbur jetën në një atentat. Pas vrasjeve të vitit të kaluar dhe katër atentateve ku viktima ishin shqiptarët në Guayaquil të Ekuatorit, këtë radhë ngjarjet janë zhvendosur në Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokainë i kapur në Maminas një muaj e gjysëm më parë. Këtë radhë viktima është shqiptari nga Borshi i Sarandës, Adriatik Lagji, i ekzekutuar në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Policia shqiptare po kërkon informacion nga kolegët kolumbiane nëse kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe përfshirjen e shqiptarëve në trafikun e kokainës. Lagji kishte kohë që jetonte në kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policisë janë se kjo vrasje ka të bëjë me luftën për territor të grupeve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës...”, ka risjellë gazetari Hoxha mbrëmjen e djeshme një status të tijin publikuar në 13 prill të vitit 2018.

Ekzistenca e këtyre qindra shqiptarëve që zbuloi pandemia se jetojnë në Amerikën e Jugut kërkon një shpjegim nga minstria e Jashtme, ajo e Disaporës, por veçanërisht nga ministria e Brendshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...