Sërish shifra të frikshme nga Italia. Autoritetet raportojnë se kanë humbur jetë 602 persona, gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu, ka shkuar në 21 067 numri total i viktimave nga ky virus vdekjeprurës, që po bën kërdinë në mbarë botën.
Ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 162 488, ku ditët e fundit ka pas një rënie të numrit të të prekurve.