Infektohet me koronavirus punonjësi i burgut 313

E Enjte, 16 Prill 2020 18:38

Drejtoria e Burgjeve konfirmon se një punonjës i burgut 313 në Tiranë është infektuar me koronavirus. Burgjet sqarojnë se punonjësi nuk kishte shfaqur shenja të COVID-19, kur iu ishte nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve, por ishte infektuar pas shenjave që kishin shfaqur familjarët e tij.

Mes të tjerash, Drejtoria e Burgjeve sqaron se “punonjësi nuk ka pasur asnjë funksion të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e brendshëm të burgjeve, ç’ka deri më tani konfirmojmë se nuk ka asnjë rrezik për të burgosurit”.

DEKLARATË PËR SHTYP

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në transparencë të plotë me qytetarët, informon publikun se më datë 14.04.2020, një prej punonjësve që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19.

Më herët, ai i është nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve që kontrollon të gjithë punonjësit e burgjeve në kuadër të masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, ku nuk ka shfaqur asnjë shenjë.

Vetëm pas shenjave që kanë shfaqur familjarët e tij, ai ka kryer një vizitë më të specializuar nga mjekët epidemiolog dhe pas kryerjes së tamponit përkatës në Spitalin Infektiv sipas protokolleve shëndetësore, ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe djalin.

Në mënyrë të menjëhërshme, ekipi shëndetësor nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me mjekë epidemiologë ndërmorën menjëhëre masat për të kryer hetimin e duhur epidemiologjik.

Nga zhvillimi i hetimit epidemioligjik, informacionet nga dosja mjekësore, shqyrtimit të kamerave të sigurisë si dhe intervistimeve përkatëse me punonjësit, janë grumbulluar të dhënat e sakta ku rezulton se:

-Punonjësi nuk ka pasur kontakte të afërta me persona të tjerë si dhe gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij ditor ka qenë i pajisur me maska, doreza si dhe ka ruajtur distancimin social duke respektuar të gjitha udhëzimet e DPB në kuadër të masave të ndërmarra kohë më parë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe ndërprerjen në kohë të çdo rreziku që mund të vijë.

Theksojmë se, punonjësi nuk ka pasur asnjë funksion të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e brendshëm të burgjeve, ç’ka deri më tani konfirmojmë se nuk ka asnjë rrezik për të burgosurit.

Pas përfundimeve të nxjerra nga grupi i specialistëve të shëndetësisë në DPB, të shqyrtuara me kujdes edhe nga mjekë epidemiologë, më datë 15.04.2020 janë marrë masat për mbajtjen nën kontroll, vetëkarantimim dhe kryerje të analizave për disa punonjes të këtij institucioni.

Këta të fundit, pasi kanë kryer analizat përkatëse kanë rezultuar të gjithë me përgjigje NEGATIV dhe do t’i rikthehen punës shumë shpejt.

Ndërkohë, DPB vazhdon të përforcojë edhe më shumë shkallën e dizinfektimit për të gjitha ambjentet e administratës, ambjentet në regjimin e jashtëm dhe të brendshëm.

Gjithashtu, në zbatim të urdhrave të lëshuara nga Ministri i Drejtësisë, në të gjitha IEVP-të janë zbatuar me rigorozitet të gjitha masat e vendosura, ku janë dezinfektuar rregullisht ambjentet, janë furnizuar plotësisht me ilaçe, janë pajisur të gjithë punonjësit me maska dhe doreza si dhe janë zhvilluar trajnime apo porosi të veçanta për çdo punonjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i uron shërim sa më të shpejtë punonjësit të infektuar dhe familjarëve të tij duke shpresuar që masat e ndërmarra do të ndërpresin çdo zinxhir infektiv.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përgënjeshtron lajmin e përcjellë në disa media ku tendecionalisht spekulohej se kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 edhe dy punonjës në IEVP “Shkodër”. Në mënyrë të qëllimtë për ngjalljen e panikut në publik, disa media elektronike në mënyrë të përsëritur kanë fabrikuar histori për punonjës të infektuar.

Sqarojmë se deri më tani, punonjësit tanë gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë asnjë shenjë të Covid-19. Pak ditë më parë, ka pasur vetëm një dyshim për një punonjës, ku pas kryerjes së tamponit përkatës ai rezultoi negativ dhe vijon punën normalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i bën thirrje të gjitha medieve dhe lutet për më shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në përcjelljen e informacioneve kaq delikate për shëndetin e stafit dhe të burgosurve, pasi publikimi i informacioneve të tjetërsuara dhe të rreme për institucione të sigurisë së lartë, shkakton dëmtime të rënda emocionale.

DPB siguron se vijon të jetë në gadishmëri të plotë gjatë gjithë kohës, duke mbajtur nën monitorim të përforcuar të gjithë situatën për të parandaluar në kohë çdo rrezik të mundshëm të shkaktuar nga virusi Covid-19.

 
 
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...