Meta :Ndryshimi i Kodit Penal një akt shumë i rëndësishëm që duhet bërë në një mënyrë të përgjegjshme

E Enjte, 16 Prill 2020 21:31

Meta :Ndryshimi i Kodit Penal një akt shumë i rëndësishëm që duhet bërë në një mënyrë të përgjegjshme. Iniciativa ka qenë e mazhorancës dhe ka ndryshime të qarta e thelbësore, mes draftit të parë dhe draftit të miratuar. Në këtë proces mazhoranca ka kërkuar të bashkëpunojë paraprakisht me institucionin e Presidnetit dhe ne kemi dhënë mendimet tona, që i bëmë sot publike para seancës, në mënyrë që këto ndryshime të ishin në përputhje me Kushtetutën.

Eni Vasili: A jeni në një stinë pranvere me qeverinë?

Meta :Pranvera ime është vetëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Është momenti për ta mbështetur qeverinë. Jam shumë i kënaqur që përballimi i pandemisë është një detyrë e të gjithëve. Drafti përfundimtar ka një përmirësim cilësor, në raport me variantin e parë.

Login to post comments