Debate midis Ramës dhe Bashës në KS?! Ja çfarë thotë Meta dhe si e shikon paketën e qeverisë

E Enjte, 16 Prill 2020 21:51

Presidenti Meta në emisionin Open në Top Channel ka dhënë detaje nëse ka pasur debate në Këshillin e Sigurisë midis kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha

Eni Vasili: A ka patur debate mes Ramës e Bashës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?
Meta: Nuk do dëshiroja të bëhesha zëdhënës i debatave të kësaj mbledhjeje, por unë do të shqetësohesha nëse nuk do të kishte debate.

Në përpjekjet për të parë rrugët e çeljes së aktiviteteve të ekonomisë hap pas hapi është e domosdoshme të rritet numri i testimeve për të mbajtur situatën nën kontroll.

 

Eni Vasili: Kur pritet të ndodhë hapja?
Meta: Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të mos humbasim kujdesin, pasi për shkak të padurimit mund të kalojmë në shkujdesje dhe kjo është shumë e dëmshme.

 

Paketat ekonomike
Meta: Me rëndësi të zbatohen dhe të shkojnë në mënyrën më transparente aty ku ka më shumë nevojë. Sa më shumë të vazhdojë apo të vështirësohet situata e menaxhimit të kësaj pandemie, aq edhe më vështirë do jetë përballimi i kostos për ekonominë kombëtare.

Eni Vasili: Shumat e vendosura nga qeveria a janë të mjaftueshme?
Meta: Kemi të bëjmë me një proces. Duhet të bëhen përpjekje më energjike për zbatimi i paketës së parë. Kemi një përpjekje të dytë, për të cilën kërkohet më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri në mënyrë që të gjitha shtresat që përfshihen ta ndjejnë dhe ta prekin këtë ndihmë.

Login to post comments