Basha: Tre vendimet që do të merrja po të isha kryeministër

E Enjte, 16 Prill 2020 22:18

Lideri i Opozitës në një komunikimin me gazetarët u shpreh se qeveria duhet të ulet dhe të dëgjojë biznesin, ndërsa i pyetur se cilin model do të ndiqte nëse do të ishte në pushtet, tha se do të fokusohej te tre vendime.

Anulimin e 10 apo 12 koncensioneve; shkurtimin e 140 milionë euro nga buxheti aktual dhe rritje të testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë.

 

Nëse ju do të ishit në pushtet cilin model do të zgjidhnit?

 
 

"Si kryeministër do të bëja 3 vendime të menjëhershme; do të anuloja me pushtetet që më jep emergjenca civile të 10 apo 12 kontratat koncesionare që i kushtojnë Shqipërisë 2 miliard euro.

 

Së dyti do të shkurtoja të paktën 140 milion euro nga buxheti aktual me investime kapitale dhe shpenzime operacionale, do të liroja menjëherë 260 milion euro dhe do të ndërtoja një paketë e cila do të kishte 2 elementë kryesorë; mbështetje për shëndetësinë dhe rritje të testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë, analizimin e këtyre të dhënave, dhe në bazë të tyre marrjen e masave të mëtejshme dhe pjesën tjetër mbështetje për çdo familje në nevojë, për çdo individ të pamundur dhe për të gjitha bizneset", tha Basha.
 

Login to post comments