“Vetëm ai që ka mposhtur frikën është i lirë”, epidemilogu Alimehmeti: Duhen testime në grupe të popullatës për COVID 19

Diel, 19 Prill 2020 09:38

Epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se duhen kryer testime në grupe të popullatës për të kuptuar me të vërtetë shtrirjen e koronavirusit.


Alimehmeti i referohet një studimi të kryer në një komunitet të tërë, këtë herë mbi efektivët e marinës së SHBA në bordin e aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt”, dhe na jap të dhëna të tjera kyçe mbi COVID-19.

“Faktikisht, siç epidemiologët e kanë të qartë, aleati më i fortë i shpërndarjes së kësaj sëmundjeje është pikërisht aftësia e saj për të mos dhënë shenja në shumicën e popullatës, shkruan Alimehmeti.

Postimi i plote i Ilir Alimehmetit

Miqtë e mi!

“Vetëm ai që e ka mposhtur frikën e tij është me të vërtetë i lirë.”
Cit. Aristoteli

Duhet të kuptojmë që sa më shumë fillojmë dhe njohim shtrirjen e vërtetë të epidemisë, aq më shumë ridimensionojmë qëndrimet tona ndaj saj!

Një tjetër studim i kryer në një komunitet të tërë, këtë herë mbi efektivët e marinës së SHBA në bordin e aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt”, na jap të dhëna të tjera kyçe mbi COVID-19.

👉 Shkurtimisht:
• U testuan të gjithë personat në bord, 4800 persona.
• 600 persona dolën pozitivë me COVID-19,12,5% e totalit.
• 1 person kishte vdekur me COVID-19, 1/600 = 0,17%.
• 5 ishin të sëmurë rëndë, 5/600 = 0.83%.
• 60% e personave me COVID-19 ishin pa simptoma.

Kjo tregon se sëmundja përhapet dhe kalon në mënyrë të fshehtë te shumica dërrmuese e personave dhe vetëm një minorancë shumë e vogël sëmuret rëndë apo pëson fatalitet.

 

Këto të dhëna mund të jenë shumë të rëndësishme për politikëbërësit për ridimensionimin e masave në moshat aktive, pasi ky është momenti që shumica e shteteve po mendojnë si dhe kur të rihapen.

Gjithashtu na rikonfirmon idenë se duhen kryer testime në grupe të popullatës për të kuptuar me të vërtetë shtrirjen e sëmundjes.

Faktikisht, siç epidemiologët e kanë të qartë, aleati më i fortë i shpërndarjes së kësaj sëmundjeje është pikërisht aftësia e saj për të mos dhënë shenja në shumicën e popullatës.

👉 Shifra 60% e asimptomatikëve është shifra më e lartë në SHBA deri më sot, pasi në këtë shtet ende nuk janë kryer teste të gjera të popullatës apo të komuniteteve në veçanti, dhe as studime të popullatës.

👉 Ndërkohë CDC e SHBA-së deklaron se asimptomatikët janë 25-50% e të infektuarve.
‼KUJDES: ky interval kaq i gjerë tregon pikërisht mungesën e të dhënave të sakta që nuk disponojnë zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së.

🚩 Kujdes mbi disa pika kyçe:
• Popullata e ushtarakëve është në moshë relativisht të re.
• Popullata e ushtarakëve është më aktive dhe e fuqishme.
• Shpesh, për arsye sekreti të shtetit raportimet e sëmundshmërisë në forcat e armatosura nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe në raportime mbi sëmundje të tjera, sëmundshmëritë zakonisht janë të nënraportuara, pra ndoshta numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë se 12,5%.

Megjithatë, çdo informacion që grumbullohet e shton gjithnjë e më tej njohurinë mbi koronavirusin dhe është aleat kundër tij!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Për më shumë detaje:
https://www.reuters.com/…/coronavirus-clue-most-cases-aboar…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...