Ambasada e ShBA dhe BE urojnë Pashkët: Paqe, shpresë dhe optimizëm

Diel, 19 Prill 2020 09:57

Pashkët ortodokse për të gjithë shqiptarët i kanë uruar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Bashkimit Evropian.

"Nga komuniteti ynë në komunitetet dhe familjet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithë bashkësisë ortodokse në Shqipëri! Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë në të gjitha familjet tuaja!", shkruan ambasada e SHBA.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve.

"Urojmë që kjo Pashkë të sjellë paqe, shëndet dhe shumë optimizëm në këto kohë të vështira!"

Login to post comments