Gropa e madhe që hapi koronavirusi në tregtinë mes Shqipërisë dhe Italisë

Hënë, 20 Prill 2020 12:00

Mbyllja e kufijve dhe masat parandaluese që kanë marrë shtetet për virusin COVID-19 kanë dhënë efekte në tregtinë e jashtme. Por cilat janë efektet që kanë dhënë në tregtinë mes Shqipërisë dhe Italisë, një prej vendeve më të prekura nga pandemia?

Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, eksportet shqiptare drejt Italisë janë përgjysmuar, nga 13.8 miliardë lekë që ishin në mars të vitit 2019 në 7.1 miliardë në marsin e këtij viti.
Tendenca rënëse e fortë konstatohet edhe më importet. Importet në marsin e vitit 2019 ishin 15.5 miliardë lekë por në marsin e këtij viti ato ranë në 10.8 miliardë lekë.
Ajo që duhet evidentuar është se masat që ndikuar në tregtinë e jashtme në përfundim të 10 ditëshit të muajit mars, ndaj mbetet për t’u parë nëse ndikimi negativ në tregtinë e jashtme mes dy vendeve do të thellohet gjatë muajit prill.

Në terësi, në mars 2020 eksportet e përgjithshme të mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, duke u ulur me 36,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 29,0 %, në krahasim me Shkurt 2020. Importet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me 25,4 %, në krahasim me një vit më pare dhe me 19,3 %, në krahasim me Shkurt 2020. Deficiti tregtar i këtij muaji është 24 mld lekë, duke u ulur me 14,9 %, krahasuar me Mars 2019 dhe me 10,2 %, në krahasim me Shkurt 2020.

Por gjithmonë duke ju referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, rezulton me shumicën e partnerëve tregtarë, si rrjedhojë e masave parandaluese të pandemisë, janë ulur importet dhe eksportet.

Por ka disa vende që bëjnë përjashtim.

Me Gjermaninë, Shqipëria ka njohur një rritje të eksporteve. Në mars 2019 eksportet ishin 1.1 miliardë lekë kurse këtë mars ato u rritën me 100 milionë lekë duke shkuar në total në 1.2 miliardë.

Edhe me Spanjën, një vend shumë i prekur nga pandemia, Shqipëria ka njohur rritje të eksporteve. Nga 1 miliardë lekë që ishte në marsin e vitit të kaluar, në marsin e këtij viti, eksportet u rritën me 300 milionë lekë duke shkuar në total në 1.3 miliardë lekë.

Vendi i tretë më të cilin Shqipëria ka njohur rritje të eksporteve në muajin mars është Kroacia ku nga 111 milionë lekë që ishte në marsin e vitit të kaluar, shifra u rrit në 142 milionë lekë në marsin e këtij viti.

Po ashtu, edhe më Turqinë ka një rritje të eksporteve nga 127 milionë lekë në 160 milionë lekë. Me Ukrainën nga 41 milionë në 80 milionë lekë dhe me Mbretërinë e Bashkuar nga 59 milionë lekë në 72 milionë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...