Origjina e koronavirusit/ Pompeo kritikon ashpër Kinën dhe OBSH-në

E Enjte, 23 Prill 2020 17:23

Kryediplomati amerikan po mbron vendimin e Presidentit Donald Trump për të pezulluar fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për 60 deri 90 ditë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se zyrtarët e OBSH-së ende nuk po kërkojnë publikisht llogari nga Kina për faktin që ajo nuk dha informacione rreth origjinës së koronavirusit, raporton VOA.

Ekspertët globalë të shëndetësisë kanë kritikuar veprimin e Presidentit Trump, duke thënë se puna e organizatës tani është më jetike se kurrë.

Ndërsa koronavirusi vazhdon të shkaktojë viktima në të gjithë botën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po kritikon ashpër Partinë Komuniste në pushtet të Kinës, për mos ndarjen e informacionit mbi virusin vdekjeprurës dhe po kritikon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mungesë të trysnisë ndaj Pekinit.

"Edhe pasi Partia Komuniste e Kinës njoftoi OBSH-në për shpërthimin e koronavirusit, Kina nuk i ndau të gjitha informacionet që kishte. Në vend të kësaj, ajo fshehu rrezikun që përbente sëmundja, nuk raportoi për transmetimin njerëzor për një muaj derisa kjo po ndodhte në çdo provincë brenda Kinës, censuroi ata që përpiqeshin të paralajmëronin botën në mënyrë që të ndalonin testimin e mostrave të reja dhe shkatërroi mostrat ekzistuese."

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së, dhe ekspertët globalë të shëndetësisë thonë se tani nuk është koha për të pezulluar fondet për organizatën.

"Unë nuk mund të mendoj asgjë më të çuditshme dhe më të dëmshme sesa ngrirja e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë kësaj pandemie. Nuk ka aspak kuptim", thotë Gavin Yamey nga Univeristeti Duke.

Zoti Yamey thekson se OBSH-ja ka ofruar udhëzime shkencore për vendet në të gjithë botën, ka shpërndarë komplete të testimit për COVID-19 dhe pajisje mbrojtëse.

Sekretari Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara po udhëheqin luftën globale kundër virusit, duke siguruar 775 milionë dollarë për 100 vende.

"Shtetet e Bashkuara janë vendi më bujar në planet, ishin më bujar në tre vitet e fundit, dhe do të vazhdojnë të jenë edhe këtë vit."

Organizata Botërore e Shëndetësisë mohon se ajo ka qenë shumë e butë ndaj Kinës dhe thotë se tani nuk është koha për të ndërprerë fondet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...