VIDEO/ Kronika perlë e Tv Kukësit: Rama u lidh me popullin dhe hallet e tij, por ziliqarët nuk e lenë

E Enjte, 23 Prill 2020 20:38

Nëse keni menduar se keni parë gjithçka nga kronikat e televizioneve, nëse keni menduar se ‘qokat’ ndaj kryeministrit përfundojnë dhe ndalen vetëm në raportimet nga kryeministria apo në titujt ‘lajkatarë’, s’keni dëgjuar ende ‘perlën’ që vjen nga redaksia e televizionit të Kukësit.

Një televizion që ndiqet të paktën nga banorët e zonës, ka transmetuar një kronikë mjaft speciale, që ka ngritur përtej qiellit e piedestalit, punën e kryeministrit Edi Rama, gjatë pandemisë së Covid-19.

Kronika e plotë:

 
 
 

Pandemia e koronavirusit ka prekur edhe Shqipërinë por falë masave të shpejta të Qeverisë dhe angazhimit personal të kryeministrit Edi Rama, ky është një fakt që askush nuk e mohon dhe merret shembull nga të gjithë ndërkombëtarët, efektet e dëmeve janë më të ulëta se në periudhat e zakonshme gripale, në humbjen e jetëve. Masat shtrënguese kanë qenë të studiuara mirë dhe shumë efektive. Kundër këtyre masave, vajtojnë duke çjerrë sytë vetëm hajdutët, kriminelët, dashakeqësit, pijanecët dhe qylxhinjtë e mejhaneve, si dhe frekuentuesit e pubeve, e disa politikanë të rënë nga fiku. Edhe pse me këto të drejta, kërkojnë të bëhen subjekt kriminal, të jetës së shumicës së popullit shqiptar. Të shëtisim sipas qejfit tonë thonë ata e të mos ndëshkohemi bazuar në rregullat e vendosura gjatë periudhës së Covid-19. Këta njerëz, me siguri nëse në Shqipëri do të kishte më shumë viktima dhe spitalet do të ishin në spital, do të organizonin protesta të dhunshme për marrjen e masave, ndërsa sot bëjnë thirrje kundër marrjes së masave. Po çirren e ngjiren përse nuk hapen lokalet e bizneset, ku dihet shumë mirë që një hapje e tillë, do t’i jepte krah virusit vdekjeprurës. Po kush është më i interesuar më shumë se vqë të dalim nga karantina, përveç kryeministri Edi Rama? Askush përveç atij. Ai sigurisht nuk dëshiron të mbyllen bizneset dhe të boshatiset arka e shtetit, duke bërë që të marrë lekë borxh e t’ua japë shqiptarëve, shumicës, siç edhe po jep sot disa, më shumë se në gjendje të zakonshme.

 
 

Duhet t’i jemi falenderues stafit mjekësor që po e përballojnë situatën në mënyrë shembullore prej më shumë se dy muajsh. Mirënjohje për qeverinë e kryeministrin që më shumë se kurrë u lidh me hallet e shqiptarëve në këtë luftë. Mirënjohja më e madhe i takon shqiptarëve për mirëkuptimin dhe solidaritetin e shqiptarëve që u treguan mirëkuptues dhe po e luftojnë këtë luftë. Kurrë më parë nuk janë treguar më të afërt qeveria dhe populli, sa në këto dy luftëra të natyrë, si tërmeti i nëntorit dhe pandemia e marsit. Vetëm për këto luftëra Shqipëria ka fituar respekt ndërkombëtar. Sot, emigrantët shqiptarë shihen si njerëz të një rrace me kulturë dinjitoze që meriton respekt të veçantë. Shqipërisë më shumë se askush tjetër do t’i mbyllë plagët e kësaj lufte dhe në gjysmën e dytë të këtij viti, vendin tonë do ta përfshijë vrulli i punës. Turizmi shqiptar me punën e bërë në luftën e pandemisë, po çertifikohet si aset prioritar për t’u vizituar nga turistë të huaj. Le të vazhdojnë të vajtojnë me kokën në dritare, zmirxhinjtë, privilegjhumburit dhe politikanët e mbirë në vazot e qelqit. Bashkë me militantët kollovarë të rrjeteve sociale që me fantazinë e tyre projektojnë varreza dhe arkivole. Të bindur plotësisht se janë të humbur, mbledhin anë e mbanë Shqipërisë gozhdë të ndryshkura, për të mbërthyer qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Shqiptarët po e fitojnë të parët këtë luftë. Dita e fitores është pranë, jo më pak se dy tre javë. Durim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...