Lista/ Kategoritë e dyqaneve që do të hapen që nga dita e hënë

Diel, 26 Prill 2020 14:59

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije lehtësimet e reja nga dita e hënës e datës 27 prill.

Midis masave lehtësuese është hapja e një sërë dyqen. Ministrja tha se zgjatet edhe orari i daljes për qytetarët, ndërsa kujton edhe rregullat për të moshuarit.

Deklarata e plotë: 

Nisur nga zhvillimet e javes se fundit, nga vleresimi dhe analiza e te dhenave dhe situaten e epidemise ne vend, komitetit teknik I eksperteve ka hartuar strategjine e ri-hapjes graduale dhe te kujdesshme per popullaten dhe sherbimet esenciale.
Kjo strategji parashikon kater faza per lehtesimin gradual te masave,  qe lidhen ne menyre te ngushte me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallen e perhapjes se tij.
Do tw tregohemi në cdo fazë shume të kujdesshem, duke vleresuar kurben epidemiologjike, shperndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmerine e infeksionit si dhe perballimin nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19.

Duke filluar nga dita e hene, date 27 Prill, do te zgjerohet fasha e levizjes per qytetareve nga 90 minuta ne 2 ore, duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.

Ashtu sic kemi lajmeruar, te henen ne date 27 prill do te lejohen te ushtrojne aktiviteet bizneset si me poshte:
Dyqanet e veshjeve
Të tekstileve
Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.
Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hene, gjendet e plotë në portalin E-Albania.

Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotesuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Lista e protokolleve te sigurise te pergjithshme dhe specifike sipas klasifikimit te riskut per bizneset e siperpermendura gjendet ne portalin e-albania dhe eshte e detyrueshme per cdo biznes te hapur.

Ne kuader te lehtesimit gradual dhe te kujdesshem te masave, bazuar ne vendimin e komitetit te eksperteve, nga dita e hene date 27 prill, do te filloje lehtesimet e posatcme per levizjen ne “zonat e gjelberta”.
Jane klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.
Zonat si me poshte:
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.
Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.
Sa I takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.

Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur ne cdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe ne komunitet.

Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...