VIDEO/ Vasili: Edi Rama ka marrë masat e kundërta me ata që ka kërkuar shkenca, shkatërroi qytetarët ekonomikisht e psikologjikisht

Diel, 26 Prill 2020 16:03

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili me anë të një videoje të shpërndarë në “Facebook” ka komentuar masat e marra nga qeveria shqiptare në këtë kohë pandemie të koronavirusit.

Vasili shprehet se qëndrimi i qeverisë dhe i Edi Ramës personalisht ndaj Covid-19 është tërësisht aprofesional.

“Qëndrimi i kryeministrit është orientuar nga interesi politik i ditës dhe absolutisht fare nga pandemia. Ju e dini, se OBSH ka kërkuar testim, testim, testim të gjerë. Edi Rama refuzoi publikisht, dhe tha se nuk ka nevojë fare për strategji të tillë, por do ndjekim strategji të ngjashme me atë të Zvicrës, e cila teston njerëzit mbi 65 vjec e kjo është tha ai, strategjia më e mirë për ne.

 

Koha nuk i dha të drejtë në asgjë, situata u bë krejtësisht kaotike. Rama mbajti qëndrim aprofesional, duke bërë të kundërtën e OBSH-së. Të gjitha organizatat ndërkombëtare kanë këmbëngulur për përdorim masiv të maskave”, tha Vasili.

Petrit Vasili theksoi se Edi Rama ka bërë të kundërtën e asaj që do shkenca, kurse ka shtuar se masat kanë qenë represive, duke dëmtuar qytetarin shqiptar ekonomikisht dhe psikologjikisht.

 
 

“Edi Rama ka imponuar karantinë mirfilli politike. Cfarë kuptimi ka nga ana shëndetësore, shtet rrethimi i fundjavës, që në disa orë vendosen disa masa. Mos do të thotë se virusi nuk përhapet në ata orë? Edi Rama zgjodhi të kundërtëën e asaj që donte shkenca. Kjo kërkonte marrje masash korrekte në përputhje me pandeminë. Rama madje tha se ka bërë kurimin më të mirë të pandemisë. Kur Rama ishte më i miri i botës, c’do i pyeste shkencëtarët gjermanë?

Pas 6 javësh pyeti gjermanët dhe ekspertët? E kush janë këta ekspertë? Të gjithë këta janë ilegalë. Konkluzionet e nxorra nga Rama janë të papranueshme për pandeminë. Ai nuk kërkoi asnjë mendim ekspertësh.  Shqipëria duke qenë e vogël mund të aplikonte metoda tepër të mira, por ka bërë masa që i kanë shkatërruar psikologjikisht dhe ekonomikisht qytetarët”, vlerësoi Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...