Ja kush del sot në punë/Si do funksionojnë aktivitetet që rihapen.

Hënë, 27 Prill 2020 09:06

Pas më shumë se 7 javë bllokim me vendim të qeverisë dhe urdhra të Kryeministrit, sot do të hapë qepenin grupi i dytë i aktiviteteve dhe bizneseve në të gjithë vendin.
Duke filluar me shërbimin taksi, dyqanet e rrobave, servisët e telefonave dhe elektro-shtëpiakeve, shitja e luleve dhe disa aktivitete të tjera do të mund të ofrojnë shërbime dhe do të presin klientë në ambientet e tyre, por duke iu përshtatur rregullave të reja, që imponon pandemia e COVID-19.
AKTIVITET QË HAPEN
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, doli dje në një komunikim me mediat, nga ku dha sqarimet për mënyrën se si do të procedohet në vazhdim për këto biznese që hapen, por edhe për qytetarët që tashmë do të kenë mundësinë të lëvizin 30 minuta më shumë.
“Nisur nga zhvillimet e javës së fundit, nga vlerësimi dhe analiza e të dhënave dhe situatën e epidemisë në vend, komitetit teknik i eksperteve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale. Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin gradual të masave, që lidhen në mënyrë të ngushtë me evoluimin e infeksionit Covid-19 dhe shkallën e përhapjes së tij.
Do të tregohemi në çdo fazë shumë të kujdesshëm, duke vlerësuar kurbën epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave të infeksionit, transmetueshmerinë e infeksionit, si dhe përballimin nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të Covid-19. Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën, në datë 27 prill, do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin bizneset si më poshtë: dyqanet e veshjeve; të tekstileve; të këpucëve dhe artikujve prej lëkure; dyqanet që tregojnë mobilie, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë; dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; shërbimi Taxi; dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit; shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara; tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara”, tha ministrja e Shëndetësisë.

ORARET
Ministrja Manasitirliu theksoi se zgjerimi i fashës orare, që tashmë shkon deri në 2 orë liri për të dalë nga shtëpia, duhet të respektohet dhe në këtë pikë kërkoi nga pensionistët që vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

“Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes për qytetarët nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë së distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë. Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno-sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve. Është e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari, mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-albania”, deklaroi Manastirliu.

ZONAT E GJELBRA
Ndërsa për ato zona që janë cilësuar si zona të gjelbra dhe do ketë më shumë liri lëvizje, Manastirliu theksoi se qarkullim të pakushtëzuar do të ketë vetëm për ata që janë në punë.
“Nga dita e hënë, datë 27 prill, do të fillojnë lehtësimet e posaçme për lëvizjen në “zonat e gjelbra”. Janë klasifikuar si zona të gjelbra ato qarqe apo bashki, të cilat rezultojnë deri sot me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Zonat: Qarku Dibër; Qarku Gjirokastër; zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; zona e përbashkët e bashkive Përrenjas, Pogradec dhe Librazhd, si dhe Bashkia Divjakë.
Në zonat e gjelbra, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00-08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person”, u shpreh ministrja Manastirliu.
Dyqanet që tregojnë mobilie, pajisje të ndriçimit dhe
artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe
ushqimit të tyre
Shërbimi Taxi
Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit
Tregtia me pakicë e veshjeve
Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja
Tregtia me pakicë e tekstileve
Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Aktivitete të tjera p.k.t
Tregtia me pakicë e mobileve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre
Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive
Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video
Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
Tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara
Tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave
Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video
Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara
Shitje me pakicë e sistemeve të sigurisë/pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...