Kriza:Papunësia rritet me 37%

Tuesday, 28 Prill 2020 08:58

Frenimi i aktivitetit ekonomik për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 po jep pasoja të dukshme te punësimi. Qindra ndërmarrje po heqin nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre, ose po mbyllin aktivitetet, duke rrezikuar shtimin e ndjeshëm të numrit të të papunëve në vend.

Drejtoresha e tatimeve, Delina Ibrahimi tha në intervistë për “Monitor Ekonomi” se deri tani janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore 61 mijë punonjës. “Ne kemi bërë një kalkulim të përgjithshëm të atyre që kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore, të cilët do të mbështeten nga paketat. Deri në datën 10 prill ky numër ka qenë rreth 57 mijë, janë njerëz të cilët kanë përfituar ose nga paketa e pare, pasi ajo mbështeste jo vetëm të punësuarit aktual, por edhe të punësuarit e larguar nga skema për shkak të COVID-19, por do të mbështeten edhe nga paketa e dytë gjerësisht. Ndërkohë pas datës 10 prill, ku janë të punësuar që nuk mbulohen nga skema e mbështetjes që ka pëgatitur qeveria, dhe nga kalkulimet janë 4 mijë të larguar”
Sipas INSTAT, në fund të 2019-s, në sektorin privat jo bujqësor ishin gjithsej të punësuar 515 mijë persona, ndërsa që kur fillloi kriza e Covid-19 janë larguar 61 mijë persona, duke bërë që numri I të punësuarve zyrtarisht të bjerë me 12%.

Ata që kanë dalë nga skema e sigurimeve i janë shtuar numrit të të papunëve në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen Anketës së Forcave të Punës, në fund të vitit 2019 në vend kishte rreth 160 mijë të papunë. Duke i shtuar dhe 61 mijë personat që kanë dalë nga skema, numri i të papunëve deri në 20 prill ka arritur 221 mijë, me një rritje prej 37%, në krahasim me fundin e 2019-s.

Janë dhe me dhjetëra punonjës në biznesin e vogël, që dolëm automatikisht pa punë për shkak të mbylljes së bizneseve në bazë të një liste të Ministrisë së Shëndetësisë, që ndaloi aktivitetet e tregtimit me pakicë, përveç atyre ushqimore, shërbimeve si dhe baret e restorantet. Numri i tyre vlerësohet në rreth 60 mijë dhe ata janë përfitues të ndihmës financiare prej 26 mijë lekësh për tre muaj.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve po hapet gradualisht dhe për momentin të mbyllura janë vetëm 35 prej tyre, kryesisht baret e restorantet (përveç shërbimit delivery), shërbimet për fytyrën e trupin etj.

Por, edhe në aktivitetet e hapura, konsumi pritet të jetë minimal, duke rrezikuar falimentin e tyre dhe shtimin e radhëve të të papunëve./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...