Më shumë drogë nga Shqipëria. Mbi 900 kg. të drogave (nga të cilat 646 kg marihuanë dhe 250 kg hashash) u kapën nga agjentët e ‘Centro Dia di Bari’ në bashkëpunim me ushtrinë e Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia di Finanza. Dy persona, të dy me kombësi italianë, u arrestuan në aktin e krimit në bordin e dy motobarkave me 250 kuaj fuqi secili në Monopoli, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Operacioni u zhvillua natën midis të hënës dhe të martës. Shitja e drogës do ti sillte organizatës kriminale rreth 10 milion euro. Ngarkesa u nda në 54 mbështjellës, secila e ndarë në pako 2, 5 dhe 10 kilogramë.
Hetuesit menjëherë e njoftuan prokurorin në detyrë, Daniela Chimienti, për arrestimin.
Me sa duket, urgjenca e vazhdueshme shëndetësore nuk dekurajon trafikantët e drogës nga vendi i Shqiponjës. Ndërsa në raste të tjera korrierët ishin pothuajse gjithmonë të kombësisë shqiptare, kësaj radhe korrierët e pretenduar kësaj radhe janë me kombësi italiane.