Nuk ishte i panjohur për policinë/ Ja krimet që kishte kryer një nga autorët e vrasjeve në Durrës

Premte, 01 May 2020 16:14

Altin Doçi i arrestuar sot për ekzekutimin e dy vëllezërve pak ditë më parë, është dora e krimit që fshihet pas katër vrasjeve mafioze të ndodhura në Durrës brenda dy muajsh.

Në një deklaratë zyrtare drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se dy personat e arrestuar sot për vrasjen e Viktor dhe Besmir Haxhisë, ekzekutuan me kallashnikov Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë mbrëmjen e 2 marsit në një atentat mafioz.

Shkak për këtë dy atentate, tha drejtori i Policisë së Shtetit, është pikërisht prishja e pazareve të aktivitetit të përbashkët kriminal.

Por Altin Doçi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015 ai u arrestua nga policia për shkak se kishte kryer një seri vjedhjesh të automjeteve në kryeqytet.

Lista e makinave të vjedhura nga Altin Doçi në bashkëpunim me Sazan Çibakun

1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lart përmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,

2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.

3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.

4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.

5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.

6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.

7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.

8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.

9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.

10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.

Bashkë me Doçin, sot u arrestua edhe një 22-vjeçar me iniciale K.A. identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Mësohet se shkak për kapjen e tyre janë bërë pikërisht kamerat e sigurisë në zonë, si dhe gjurmët e gishtërinjve.

Pas ndjekjes policia gjeti armët e përdorura nga dy autorët në një kanal, si dhe makinen tip Toyota që ata perdoren teksa qëlluan me 55 plumba dy vëllezërit Haxhia.

Burime bëjnë me dije se kanë qenë katër persona që morën pjesë në ekzekutim, dy prej të cilëve janë identifikuar dhe shpallur në kërkim./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...