Vrasja e vëllezërve në Durrës: Avokati i të akuzuarit: Gruaja e një prej viktimave mike me gruan e klientit tim

Saturday, 02 May 2020 17:46

Disa ditë më parë Durrësi u trondit nga një atentat i tipit mafioz mbeten të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ndërsa Gjykata e Durrësit lidhur me këtë krim të rëndë dha masën burg pa afat për Altin Ndoci, avokati i tij, Saimir Visha deklaroi se klienti i tij ka mbetur i shokuar për akuzat që janë bërë ndaj tij dhe se nuk ka prova.

Avokati është shprehur edhe se klienti i tij ka pasur edhe lidhje miqësore dhe familjare me vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia dhe se ka shkuar edhe në varrimin e tyre dhe për të tretat.

"U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer krimin, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, Ai ndihet i shokuar se dy viktimat ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat", tha Visha.

Por së fundmi avokati ka dhënë edhe më shumë informacion dhe thotë se klienti i tij nuk ka lidhje me krimin e rëndë.

"I mbrojturi prej meje e mohon në mënyrë kategorike pjesëmarrjen në këtë krim, për dy arsye: e para nuk ka pasur motiv, ka pasur lidhje të forta dhe miqësore me ta. Ndërkohë bashkëshortja e një prej viktimave me bashkëshorten e klientit tim kanë një marrëdhënie shumë të afërt", shtoi ai.

Avokati pretendon se klienti i tij e ka mësuar nga mediat ngjarje e rëndë dhe se është e rëndë që klienti i tij të lihet në burg pa prova.

"Pasi kanë mësuar nga mediat për ngjarjen, i mbrojturi prej meje me bashkëshorten kanë marrë pjesë në mort. Është e paimagjinueshme që pas një ore sa mësuan vrasjen të marrin pjesë", thekson Visha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...