Tenderat sekret në SPAK/ Sekuestrohen dosjet, pritet marrja në pyetje

Hënë, 04 May 2020 17:49

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion sekuestron dokumentacionin e tenderave për përballimin e pandemisë, të zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë.

Burime nga SPAK kanë bërë me dije për RTV Ora se pas denoncimeve të marra nga PD ka nisur menjëherë verifikimi, ndërsa fillimisht në institucionet përkatëse janë dërguar shpresat për dorëzimin e dokumentacioneve.

 

Ndërkohë kufizimi për shkak të aktit normativ ka penguar marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes ndaj dhe deri tani puna ka vijuar me verifikimin e dokumenteve.

 
 
 

Ishte Partia Demokratike që e nisi siparin e denoncimeve që në fillim të pandemisë me skandalin e maskave të skaduara dhe më pas me tenderin e ushqimeve të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes.

 
 

Denoncimet kanë vijuar më pas me tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e respiratorëve dhe materialeve të tjera për spitalet dhe veshjet e mjekëve dhe maskat që sipas PD janë blerë me tendera sekretë me çmim disa herë më të lartë se në treg.

Të gjitha denoncimet i janë dërguar SPAK, që ka regjistruar çështjen dhe ka nisur verifikimet.

Pas kësaj procedure pritet të nisë marrja në pyetje e anëtarëve të Komisionit të Tenderave duke mos përjashtuar dhe titullarët e institucioneve.

Gjatë një bilanci të punës së bërë disa ditë më parë, SPAK ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe ka regjistruar 43 procedime të ardhura në këtë institucion që nga nisja e kufizimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...