“Anëtarët e Komitetit”/ Rama menaxhoi krizën me ish-kunatën dhe soroistë

Hënë, 04 May 2020 18:00

Nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, që nga koha kur drejtonte bashkinë e Tiranës, tek emra që nuk kanë asnjë lidhje profesionale me sektorin e shëndetësisë, e deri tek individë listash të Fondacionit Soros, janë anëtarët e Komitetit Teknik të Ekpsertëve të përzgjedhur nga Edi Rama për të administruar krizën me koronavirusin.

Komiteti Teknik i Ekspertëve, është struktura e posaçme që ka diktuar sjelljen e autoriteteve qeveritare ndaj pandemisë dhe masat në kuadër të mbrotjes prej saj. Megjithëse i janë referuar si komiteti apo grupi i ekspertëve, emrat në përbërje të tij, nuk janë publikuar. Disa prej tyre janë të njohur për publikun sipas profileve përkatëse. Najada Çomo, Shefe e Infektivit në QSUT, është një prej anëtarëve të Komitetit, e cila është parë në krye të detyrës dhe ka përcjellë optimizëm edhe tek publiku  me moton “do ja dalim”.  Silva Bino, Shefe e Departamentit të Epidemiolgojisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në  Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë, njëherësh një ndër ekspertet më të mirë në këtë sektor, është një tjetër anëtare e Komitetit. Kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, një prej të infektuarve nga covid 19, i cili për disa javë u detyrua të qëndrojë në regjim karantine, duke mos arritur të japë kontributin e tij në këtë strukture, është anëtar i saj. Dy të tjera janë drejtorja e Shërbimit Epidemiologjik, Mirela Cami dhe Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP.  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zv.ministrja Mira Rakacolli, janë gjithashtu pjesë të këtij ekipi. Ministria përfaqësohet në Komitetin e Ekspertëve edhe më një tjetër emër, Gelardina Prodani, Sekretare e Përgjithshme e këtij dikasteri dhe pa asnjë lidhje profesionale sa i takon profilit të shendëtësisë. Antoneta Njehrrena, është pjesë e grupit të ekspertëve, në cilësinë e drejtores Juridike të Ministrisë së Shëndetësisë. Emri i saj shfaqet publikisht pak pas ardhjes në pushtet të PS, si pjesë e një projekti të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS). Në nëntor 2014, Parlamenti miratoi projekt-ligjin për Kujdesin Paliativ në Republikën e Shqipërisë, iniciativë e SOROS, ku anëtare e grupit të punës ishte edhe Antoneta Njehrrena. Nuk mund të mos ishte  pjesë e këtij komiteti drejtoresha e ISHP, Albana Fico, jo vetëm për faktin se kryeson institucionin më të rëndësishëm, sa i përket kësaj situate, por edhe për një tjetër arsye, edhe më  të fortë. Ajo është zëri dhe syri i Kryeministrit në këtë grup, si produkt i lidhjeve të tij të ngushta dhe emocionale. Fico, thuhet se u emërua në krye të këtij institucioni  të rëndësisë së veçantë  me meritat e të qenit motër e ish-bashkëjetueses së Edi Ramës, në kohë krizë të fortë identiteti për kreun aktual të ekzekutivit. / SHIJAKTV.AL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...