Një i ri shqiptar, 29 vjeç, ka mbetur i vdekur sot në mëngjes në Livorno pas një aksidenti të rëndë në punë. Ai është shtypur nga një kamion i firmës për të cilën punonte.
Tragjedia ndodhi rreth orës 8:30, kur, siç shkruan LivornoToday, kamioni po ecte mbrapsht dhe goditi punëtorin shqiptar. Megjithatë, zbardhja e vërtetë e ngjarjes nuk është bërë ende nga autoritetet.
‘Për fatin e keq të viktimës nuk mund të bëhej asgjë. Mjeku i urgjencës mbërriti në vend por nuk mund të bënte gjë tjetër përveçse të konstatonte vdekjen.
Në vendngjarje janë edhe karabinierët dhe policia bashkiake, për zbardhjen e ngjarjes, si dhe inspektoriati i punës’, shkruan Livorno Today.