Hiqeshin sikur shpërndanin pica e birra, arrestohen 6 shqiptarë për trafik droge në Itali

E mërkurë, 06 May 2020 15:43

Karabinierët në  Torino kanë  arrestuar 6 trafikantë  droge në  qytetin verior italian, të  moshës nga 21 deri 42 vjec, në  bazë të  një  urdhëri të  lëshuar nga ana e Prokurorisë  së  Qarkut, në  një  rast që  ka të  bëjë  me ligjin antimafia.

Akuzat në  drejtim të  të  kërkuarve të  drejtësisë  janë  shoqatë  kriminale që  synon trafikun e drogës, trafikimi i lëndëve narkotike, si dhe zhvatja. Këto masa janë  dhënë  nga gjykata, pasi karabinierët kishin nisur më  herët një  operacion policor, për të  parandaluar ngjarje kriminale në  qytet, raportojnë  mediat italiane.

Të  6 të  ndaluarit janë  shqiptarë , ndërsa ata dyshohet se zhvillonin veprimtarinë  kriminale në  në  Canavese. Hetimet kanë  arritur në  pë rfundimin se anëtarët e bandës flisnin me një  gjuhë  të  transkriptuar. Ata kishin për bazë  të  shitjes së  drogës një  restorant në  qendër të  Ciries, ndërsa hiqeshin sikur porosisnin ushqim, piza e birra, por porosia ishte për drogë . Klientëve iu shpërndahej lënda narkotike njësoj sikur veprohet me porosinë  e një  ushqimi, me anë  të  telefonit apo platformave të  vecanta në  internet.

Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës, e cila shpesh ishte e paketuar për shitje me pakicë në një papafingo në periferi të Ciriè, u vlerësuan mbi 50 000 euro. Gjatë  aksionit, karabinierët kanë  sekuestruar 50 gramë  kokainë , por edhe 24 mijë  euro para të  gatshme. Gjatë  kontrollit të  kryer sot, janë  kapur edhe 14 mijë  euro të  tjera.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...