Punonjëset e fasonerisë në Krujë protestojnë për 'pagën e luftës'

E Enjte, 07 May 2020 18:58

Me maska mjekësore në fytyrë dhe doreza në duar, duke ruajtur distancimin social pasi punojnë në një nga vatrat më aktive të infeksionit, punonjëset e fasonerive në Krujë zhvilluan një protestë duke kërkuar të ashtuquajturën pagë e luftës.

Me pankarta në duar ku shkruhej “Do mbushim rrugët dhe sheshet”; “Na jepni pagën e luftës”; “Mos luani me punëtorët”, punëtoret i kërkuan qeverisë mbështetje financiare, teksa  pretendojnë se ka pasur diferencime të padrejta mes punonjësve.

 

Ata thonë se gjatë muajve mars dhe prill kanë punuar me ditë dhe vlera që kanë përfituar është shumë e ulët.

 
 
 

“Gjatë muajve mars dhe prill s’kemi punuar fare, pse s’na kanë paguar, na takon të gjithëve,” tha një prej protestuesve. “I kërkojmë shteti që të na paguaj si firmat e tjera, kemi marrë kredi, kam vetëm këtu punë,” shtoi ajo.

 
 

Punonjësja u ankua së për muajin e fundit është paguar vetëm për 10 ditë punë dhe jo ‘pagën e luftës; siç thotë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

“Të na jepen pagat e luftës se me 100 mijë lekë nuk jetojnë, nëse ato jetojnë me 100 mijë lekë dhe ne do jetojmë, por nëse fëmijët e tij jetojnë në luks, ne jo, punojmë me mbajt familjet,” tha ajo.

“I bëjmë drejtpërdrejtë Ramës, sepse disa janë me kredi, disa me qira, disa me borxh,” përfundoi protestuesja.

Shumë prej punonjësve thonë se kjo situatë ju ka vështirësuar jetesën, pasi puna në fasoneri është e vetmja e ardhur për familjet e tyre.

“I kemi bërë të gjitha dokumentet për pagën e luftës, por asgjë nuk na kanë dhënë,” tha një tjetër punonjëse, e cila mbijetonte në sajë të rrogës që merrte në fabrikë me familjen e saj prej shtatë anëtarësh.

“Në mars, prill as 100 mijë lekë [të vjetra] nuk i kemi marrë sepse kemi punuar shumë pak ditë,” shtoi ajo, duke theksuar se me pagesat që kam marrë në mars dhe prill “nuk më del as të paguaj ujë e drita.”

Sipas ligjit për përfitimin e pagës së luftës, të gjithë punonjësit, që janë hequr nga puna përpara datës 10 prill janë përfitues të një pagese 40 mijë lekë. Njëra prej fasonerive – punëtorët e saj i ka hequr nga puna në datën 9 prill,  listën me 291 punonjës për pagë lufte e ka dorëzuar në tatime një javë me vonesë.

Nga këta punonjës kanë përfituar pagë lufte vetëm gjashtë. Për këtë problem, administratori i fasonerisë, Muharrem Hoçja, thotë se ka bërë edhe ankesë por ende nuk ka marrë një përgjigje./Reporter.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...