U asfiksuan në pus, dajë e nip në Berat i jepet lamtumira, thuajse gjithë fshati në varrim

Premte, 08 May 2020 16:07

Përcillen për në banesën e fundit nē fshatin Dyshnik Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha,dy prej viktimave që u bllokuan dje dhe gjetën vdekjen në një pus në fshat. Funerali pa asnjë masë sigurie,familjarë,shok dhe i gjithë fshati në funeral.

Janë përcjellë sot për në banesën e fundit 77-vjeçari Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha,46-vjeç,dy prej viktimave që humbën jetën dje brenda një pusi në fshatin Dyshnik. Ark-mortet e dy viktimave kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orën 14:00 dhe më pas janë përcjellë për në banesën e fundit,në praninë e familjarëve,miqve dhe gjithë fshatit Dyshnik. Pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie,pa maska e pa dorashka dhe pa respektuar asnjë masë distancimi social janë përcjellë për në varrezat e fshatit Dyshkik xhaxhai dhe nipi Kamber e Neim Hoxha.

Ark-mortet e dy viktimave janë shoqëruar për në varrezat e fshatit Dyshnik nga dhjetëra familjarë e shokë dhe thuajse nga të gjithë banorët e fshatit. Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit Covid-19 ka obliguar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave,shumë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qënë të pranishëm gjatë funeralit,por kjo si ka penguar familjarët dhe banorët e fshatit Dyshnik të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre.
Tragjedia e rëndë ndodhi dje në fshatin Dyshik të rrethit të Beratit. 77-vjeçari Kamber Hoxha ishte futur në pusin që kishte hapur në oborrin e shtëpisë për ta pastruar atë,por ka ngecur brenda në pus pasi ka bërë thirrje për ndihmë në ndihmë të tij kanë shkuar 2 nipërit Neim Hoxha dhe Gentjan Golashi.

Nipërit e Kamberit,në përpjekje për ta nxjerrë atë jashtë kanë ngecur brenda në pus. Kamberi dhe 2 nipërit e tij u asfiksuan dhe nuk mundën dot të dalin nga pusi,për shkak të shkarkesave nga azoti dhe dioksidi i karbonit,duke gjetur vdekjen brenda. Po sot,në orën 10:30 është kryer edhe funerali i 44-vjeçarit Gentjan Golashi në varrezat e Burdulliasit nē qytetin e Beratit.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...