Serbia dhe Maqedonia e Veriut po e kalojnë më lehtë krizën ekonomike,ndërsa Shqipëria pritet të bjerë me 5%.

Saturday, 09 May 2020 08:42

Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndoqën politikën e nxitjes së eksporteve dhe prodhimit, ndërsa Shqipëria u përqendrua te koncesionet, duke mbajtur borxhin e lartë, çka e bën sot më të brishtën përballë krizës së COVID-19

I gjithë rajoni ka qenë vitet e fundit në një garë të ethshme për të tërhequr investimet e huaja. Në këtë garë, deri tani, ka pasur dy fitues të dukshëm, Serbia dhe Maqedonia.

Të dy këto shtete kanë zhvilluar politika të shumta mbështetëse për të afruar investime me vlerë të shtuar në teknologjinë e informacionit e industrinë prodhuese, kryesisht atë automotive, të cilat rrisin produktivitetin e ekonomisë, duke e bërë atë më konkurruese. Disa kompani, që janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj të Maqedonisë, si “Johnson Matthey”, që i vetëm ka eksporte sa 70% të totalit të atyre shqiptare, kanë dashur të hyjnë dhe në vendin tonë.

Por mungesa e nxitësve dhe vizioni afatshkurtër i kanë mbajtur larg këto investime me vlerë të shtuar të lartë, duke u përqendruar tek avantazhi kryesor që ne kemi prej vitesh, ai i krahut të lirë të fuqisë punëtore. Sot Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë përkatësisht eksporte të mallrave dhe shërbimeve sa 60 dhe 51% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në raport me 31% të Shqipërisë, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Europian.

Në vend të përpjekjeve për të rritur konkurrueshmërinë dhe produktivitetin, siç vepruan fqinjët, Shqipëria u angazhua vitet e fundit në një sërë projektesh koncesionare të Partneritetit Publik-Privat (PPP), që siç është theksuar shpesh, nuk i sillnin asnjë vlerë të shtuar ekonomisë, përveç rritjes së fshehur të borxhit.

Pjesa më e madhe e tyre po rezultojnë me kosto tepër të fryra dhe jo eficiente, ku humbjet duket se janë shumë më të larta sesa përfitimet (rasti i koncesioneve në shëndetësi, ku në vitin 2018 u paguan 18 milionë euro për shërbimin e sterilizimit, që shteti mund ta kryente vetë, kur me këto para mund të ribëhej një spital modern nga e para). Një filozofi kjo krejt e kundërt nga modeli zhvillimor që po ndjekin vendet fqinjë me ne.

Kriza e COVID-19, e dyta pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit, e gjeti Shqipërinë në momentin më të keq të mundshëm. Borxhi publik real (duke hequr efektin e kursit dhe detyrimet e fshehura) është më i lartë se 70% e PBB-së. Reformat fiskale nuk kanë funksionuar, presioni dhe risqet janë rritur, dhe në kushtet e rritjes së ulët ekonomike të parashikuar, herët a vonë do të duhet të merren masa korrigjuese. Në një kohë kur nevoja për investime në problemet themelore të ekonomisë sonë është e lartë, hapësirat për të kanalizuar fonde dhe hapësirat për korrigjime fiskale janë zvogëluar.

Kjo u reflektua dhe në momentin që lindi nevoja për paketat nxitëse, pasi masat për të frenuar përhapjen e pandemisë shkaktuan një shok ekonomik në vend, ashtu si në gjithë botën. Shqipëria, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rezulton vendi që ka dhënë ndihmën më të ulët direkte në rajon, me vetëm 0.86% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përkundrejt 3.2% të Serbisë. Ndërsa është vendi që pritet të ketë dhe rënien më të madhe ekonomike me -5%, përkundrejt -1.4% të Maqedonisë dhe -2.5% të Serbisë, sipas Bankës Botërore.

Alternativa e padiskutueshme që ndoqën të gjitha vendet për mbështetjen ekonomike ishte rritja e borxheve, por vendet që vitet e fundit kishin punuar për uljen e tij kishin më shumë hapësira fiskale për të vepruar.

Si për ironi, në 2015-n, Shqipëria dhe Serbia ishin në të njëjtat pozita, me borxhe publike në nivele të paqëndrueshme, në rreth 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas pesë vjetësh, Shqipëria ka mbetur në vend (e dyta me borxhin më të lartë në rajon pas Malit të Zi), ndërsa Serbia e ka ulur këtë tregues me rreth 15 pikë përqindje, në 54.6% të PBB-së. Një lehtësim ky, që i dha mundësinë të veprojë. Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal, tha se vende si Serbia, të cilat kanë më shumë amortizatorë fiskalë, kanë mundur të financojnë programe më të mëdha mbështetëse, ndërsa madhësia e borxhit publik në Shqipëri dhe Mal të Zi zvogëlon hapësirën fiskale për reagime ndaj krizës.

Tërmeti dhe më pas kriza e paprecedentë e shkaktuar nga COVID-19 duhet të shërbejnë si një mësim për domosdoshmërinë e një qeverisjeje të përgjegjshme në menaxhimin e parave të qytetarëve, në të mirë të ekonomisë, dhe jo të interesave të ngushta. Ashtu siç paralajmëron dhe Banka Botërore, “Në mënyrë që rikuperimi ekonomik të jetë sa më i qëndrueshëm në periudhë afatmesme, disa vende të rajonit duhet të punojnë për t’i bërë ekonomitë e tyre më rezistente ndaj goditjeve; të gjitha vendet duhet të vazhdojnë gjithashtu reformat strukturore me qëllim rritjen e produktivitetit”./Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...