Kërcënimi për drithërat, biznesmeni Petrit Ago: Do përfshihemi në krizë, shteti të ndërhyjë me politika

E mërkurë, 13 May 2020 23:02

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Petrit Ago biznesmen në fushën e agroperpunimit dhe blegtorisë ka folur për pasojat që do ketë në vendin tonë kërcënimi rus për drithërat, si duhet të veprojë vendi ynë, sidomos nga goditja ekonomike që pati nga pandemia e coronavirusit.
“Nisur nga studimet e OKB, parashikohet një varfëri biblike dhe vende të varfra si ne do ta njohin shumë krizën. Do ndikohemi nga Rusia, çmimi i drithrave do të shkojë shumë lart.


Për këtë situatë duhet të përgatitemi edhe më tutje, sipërfaqet e mbjella me drith në Shqipëri janë mikroskopike. Pandemia tregoi se ne jemi të papërgatitur për të përballuar situata të tilla, ekonomia jonë është e brishtë dhe nuk është në gjendje të përballojë këto situata. Arsyet janë të shumta, duhet punuar çdo pëllëmbë toke, tek ne ndodh e kundërta. Të dhënat e sistemit doganor për grurin nuk janë reale. Në muajin prill, si në të gjitha vendet e botës u përballëm me pandeminë, dhe nga paniku shitja e miellit ka qenë e paimagjinueshme. Shumë familje kanë sasira të konsiderushme drithërash për asrye paniku. Duhet që të zbutet raporti import me prodhim vendas, mundësitë janë optimale. Në Lushnje shumë toka janë djerrë dhe gjoja prodhojnë bar, por as i tillë nuk është. Kjo situatë do japë ndikime në ekonomi, pas hapjes totale post-pandemi do kuptohet realisht situata ekonomike”-tha Ago.

etrit Ago deklaron se viti 2020 parashikon thatësirë, ndërsa problem për vendin mbetet kostoja e lartë e prodhuesve dhe mosmbështetja e tyre me subvencione nga shteti.

Situata e prodhimeve për 2020, parashikohet thatësirë dhe me përjashtim të grurit, të tjerat do varen nga koha. Varfëria do bëjë të veten, çdo vend të përgatitet per të patur drithëra për popullin, ne në këtë aspekt çalojmë, tokat janë djerrë. Duhet të ndërhyjë shteti, me analiza në raport me bujqësinë, agroindustrinë. Kostoja e prodhuesve shqiptarë është marramëndëse, naftën e marrin me akcizë të lartë, edhe pse u hoq TVSH e imputeve, kjo nuk është ndjerë fare, pasi prodhuesi i ka blerë me të njëjtin çmim. IPARD ka patur ndikim, më shumë në industrinë agropërpunuese, kjo është shuëm më pëprara në raport me bujqësinë dhe blegtorinë. Vendi ynë është një vend blegtoral dhe importon qumësht pluhur nga vendet fqinje kjo është e paimagjinuëshme. Lëndët e para në Shqipëri janë të shtrenjta në krahasim me vendet e tjera, ndërsa buxheti mikroskopik. 6.3 mln euro nga shtetit janë për 4 mijë blegtorë, duhet mbështetur më shumë kjo kategori nga qeveritë”-deklaroi Petrit Ago.

Ago shtoi më tej se ai dhe biznesmenët e tjerë kanë prodhuar miliona litra qumësht, ndërsa shteti iu ka dhënë vetëm 700 mijë lekë subvencion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...