Gazeta e madhe gjermane: Shembet Teatri për të ngritur qendër tregtare

Hënë, 18 May 2020 19:32

Sueddeutsche Zeitung, një nga gazetat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Gjermani shkruan për ngjarjen e rëndë në Tiranë. “Me gjithë protestat, qeveria shqiptare e rrëzoi Teatrin Kombëtar në Tiranë,” shkruan gazeta

Nga Peter Muench, Sueddeutsche Zeitung

Rrënojat, pluhuri dhe shumë zemërim ka mbetur nga lufta për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Në mes të natës, komandoja e shembjes mbërriti me pajisje të rënda, dhe sipas fotove, shkatërrimi ishte i plotë. Në të njëjtën kohë, policia ndërmori veprime kundër artistëve dhe aktivistëve që ishin ngujuar në godinën tradicionale. Ata luftuan për më shumë se dy vjet për të ruajtur monumentin kulturor. Por qeveria ka plane të tjera- dhe tani ka nisur t’i zbatojë ato me të gjitha forcat.

Ndërtesa e Teatrit në Sheshin Skënderbej në kryeqytetin Tiranë daton që nga koha e pushtimit italian. Arkitekti Giulio Berte e ndërtoi atë në vitin 1939 me një stil futuristik. Fillimisht aty ishte një kinema. Pas marrjes së pushtetit nga komunistët e Enver Hoxhës, aty u zhvilluan gjyqet e para kundër ‘armiqve të shtetit’, kurse që nga viti 1947 shërbeu si Teatër Kombëtar. 500 ulëse në godinën kryesore- plus një tjetër teatër eksperimental me dy salla më të vogla- kjo ishte zemra e jetës kulturore shqiptare.

Sidoqoftë, vendndodhja qendrore ka bërë që zemrat e investitorëve të rrahin më fort. Kur ndërtesa duhej të rinovohej, qeveria e kryeministrit socialist, Edi Rama, e deklaroi si shumë të shtrenjtë ruajtjen e godinës. Në vend të kësaj u paraqit plani mbi truallin e shtrenjtë për një kompleks gjigand godinash, me qiellgërvishtëse banimi dhe zyrash, plus një qendër tregtare, e cila po ashtu do të ketë hapësirë për një teatër të ri kombëtar në mes. Kontrata iu dha arkitektit danez, Bjarke Ingels. Për të mbrojtur financat gjithnjë të ngushta publike, fillimisht projekti ishte menduar të financohej tërësisht përmes një partneriteti të ashtuquajtur publik-privat. Vetëm në shkurt të vitit 2020 u mor një vendim për të siguruar fonde publike për Teatrin Kombëtar.

U miratua një ligj për ta bërë më të lehtë privatizimin e pronës publike

Kundër këtyre planeve, një aleancë shumëngjyrëshe për të mbrojtur teatrin u krijua në pranverën e vitit 2018. Aksionet dhe shfaqjet mbaheshin një herë në javë, më vonë çdo ditë rreth ndërtesës së teatrit. Kur planet për shembjen u shtrënguan, godina u pushtua në korrik të vitit 2019. Godina e teatrit u hoq krejt nga lista e monumenteve të mbrojtura. Kundërshtarët kritikuan gjithashtu faktin se u miratua një ligj posaçërisht për projektin e ndërtimit, për ta bërë më të lehtë privatizimin e pronës publike. Presidenti Ilir Meta foli për një ‘ligj përfitimi për oligarkët’ dhe nuk pranoi ta nënshkruajë.

Ajo që nisi si një protestë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar shumë shpejt shkoi përtej kësaj. Kishte debat për demokracinë dhe problemet sociale, siç është korrupsioni i përhapur në vend. Opozita u bashkua, edhe sepse ata e shohin këtë protestë si një mënyrë për të dobësuar kryeministrin Rama. Ai vetë e nisi si artist dhe më vonë si kryetar i Bashkisë së Tiranës shkaktoi sensacion kur leu fasadat e shtëpive të rrënuara të kryeqytetit me ngjyra të shndritshme. Sot ai shpjegon se një pakicë aktorësh dhe politikanësh nuk mund të marrin vendin peng. Prishja e Teatrit të vjetër Kombëtar ishte pjesë e një plani për ta bërë Tiranën një ‘qytet modern dhe europian’.

Ai gjithashtu nuk dëgjoi protestat nga ambasada e BE në Tiranë, e cila kishte bërë thirrje për dialog mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Buldozerët u shoqëruan nga 1500 policë, të cilët sulmuan edhe demonstruesit dhe madje rrëmbyen gruan e presidentit Ilir Meta. Godina e Teatrit nuk mund të mbrohet më. Por lufta politike vazhdon. Lideri i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, ka bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë për shkak të shembjes.

Modifikuar më Hënë, 18 May 2020 19:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...