Protestat për Teatrin/ Fuga: Opozita i udhëheq apo mbështet Aleancën? Nishani: 4 arsye pse duhet të futet politika

Hënë, 18 May 2020 22:07

Në fjalën e tij gjatë protestës së sotme në bulevard, analisti Fatos Lubonja kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Por sipas akademikut Artan Fuga, nuk mund të presim që pas asaj që ndodhi kryeministri Rama apo Veliaj të japin dorëheqjen.

 

Fuga shtoi më tej se, nuk e kupton nëse protestat i drejton opozita apo thjesht mbështet Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

 
 
 

"Nuk pres që qeveria dhe bashkia të thonë, ne e prishëm dhe po japim dorëheqjen se ajo që bëmë dje ishte gabim. Njerëzit kur thonë se jemi të mërzitur nga politika, në perceptimin mbarëqytetar nuk ka një dallim programor midis partive politike dhe them edhe një herë: ku do shkojnë këto protesta? Opozita i udhëheq apo mbështet Aleancën? Nëse i mbështet Aleanca nuk ka shpalosur ndonjë program për daljen në rrugë. Unë këtë nuk e kuptoj", tha Fuga në "Çim Peka LIVE".

 
 

Ndërsa sipas ish presidentit Bujar Nishani, janë 4 arsye pse politika duhet të ndërhynte.

"Ka asgjësuar dhe nuk pranon të presë atë që është gjykimi për konflikte të tilla, që është sistemi gjyqësor. E injoron dhe nuk e pranon. Nuk zbaton asnjë ndjesi masive te qytetarët që është përgjegjës dhe kundëreagon kundër këtyre ndjesive përmes dhunës ekstra. Këto katër shtylla konfirmojnë faktin se çdo qytetar është i dhunuar dhe i pa sioguruar. Në këtë kontekst futet politika. Përgjegjësia e saj është të të angazhojë qytetarët", u shpreh Nishani

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...