Basha: Veliaj, vrasësi i Ardit Gjoklajt, do të kallëzohet penalisht bashkë me arkitektin Bjarke Ingels

Tuesday, 19 May 2020 22:56

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se ideja për Teatrin e ri është një aferë korruptive pa garë.

Basha shtoi se Veliaj, Rama dhe arkitekti Bjarke Ingels do të hetohen dhe do të ndiqen penalisht kur PD do të vijnë në pushtet.

 

Basha: Kjo është një aferë e pastër korruptive, nuk ka garë, nuk ka projekt. Është shkelur çdo ligj dhe nëse do të kishte drejtësi minimale, do të kishte Erion Veliajn të pandehur, hetim ndaj Ramës, dhe Bjarke Ingels që është prej sot non grata prej PD-së dhe do të ndiqet penalisht, kur do të kemi përgjegjësinë e drejtimit të vendit.

 
 
 

Çështjen e parë ia mbyllën prokurorët e korruptuar të Ramës dhe oligarkët e tij që i bëjnë pazaret nga furriqet e oligarkisë. Kjo është aferë e pastër korruptive. Ne kemi mbledhur dokumentet dhe do të kallëzohet penalisht Erion Veliaj dhe të gjithë që kanë të bëjnë me këtë aferë. Do të bëjmë gjithçka për t’i shkuar deri në fundi.

 
 

Nuk duhet që shembja e Teatrit të jetë shembja e drejtësisë së re dhe për këtë duhet të kemi një ndryshim dhe ky është ndryshimi me votë i tiranisë. Me Teatri janë shembur shumë gjëra, fasada e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por dëmi shkon përtej, sepse deprivimet ekonomike nuk mund t’i sillnin te Teatri. Veliaj është një mashtrues ordiner, një hajdut ordiner dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt. Ai është një mashtrues ordiner

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...