Pak pas mbarimit të protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se 17 maji tregoi se me këtë qeveri, Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një prononcim për mediat, kreu i opozitës pohoi se ditët në vijim PD dhe opozita do të vijojë me hapat e mëtejshëm për një nga kërkesat e kahershme, siç janë zgjedhjet e parakohshme.
“Opozita ka një qëllim që ti japë fund menjëherë padrejtësisë. Kjo padrejtësi ka një emër; Edi Rama. Ne kemi bashkuar të gjitha forcat tona anë e mbanë Shqipërisë, me një projekt ndryshimi në gjithë Shqipërinë, që rrjedh me ndryshimin. Edi Rama është investuar të ndal investimin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai e provoi në 17 maj se s’ka zgjidhje të lira dhe të ndershme. Kjo i jep forcë kërkesës tonë për zgjedhje të lira, një apel të painjorueshmë. Ditët në vijim do të përvijojmë hapat e mëtejshëm që synimi i kahershëm që t’ju jepet shqiptarëve liria e votës. Që ajo të realizohet një orë e më parë, që t’i drejtohen kutive të votimit.”, tha Basha.