Protesta për teatrin nesër zhvendoset në SPAK, si do të vijojë aksioni

E mërkurë, 20 May 2020 22:54

Pas një tjetër proteste paqësore, i përmbyllur kësaj radhe pa asnjë incident të vetëm, Aleanca për teatrin ka deklaruar se protesta e tyre do të vijojë nesër në orën 11 përballë zyrave të SPAK.

Protesta e dytë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u mbyll pa regjistruar asnjë incident. Pas disa fjalimeve të aktivistëve, regjisori Robert Budina ftoi protestuesit të mblidhen ditën e nesërme në orën 11 përballë zyrave të SPAK.

Më herët ai kërkoi reagimin e organeve të drejtësisë për akuzat që aleanca ka bërë në drejtim të kryeministrit, kryebashkiakut të Tiranës dhe një numrit tjetër personash.

Ne akuzojmë direkt kryeministrin Edi Rama, kryetarin e nenkryetarin e Bashkise, drejtorin e Teatrit Kombetar, keshilltarin e Bashkise, ministrene Kultures qe me veoprimet e mosveprimet e tyre kane provokuar ate akt dhune te 17 majit Nje hap i pare, eshte ndalimi i cdo punimi ne truallin e Teatrit Kombeter, kerkesa nga ana e prokurorise e sigurimit te proves, e shpallja e procedimit penal per te gjithe te perfshiret, nese ska reagim te shpejte nga prokuroria, do jemi ne qe do kerkojme me force. Ju bej thirrje autoriteteve te drejtesise nderkombetare te reagojne, vendi po rreshket ne situate pasigurie”, tha Budina.

Organizatorët e protestës njoftuan sot gjithashtu mbajtjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i godinës në formën që ajo kishte qenë. Sipas tyre, ambicia është të mblidhen të paktën 1 milion firma.

Ata kanë edhe deklaruar se mbështetësit e kauzës do të vigjilojnë perimetrin ku ngrihej godina duke u siguruar që mos të fillojë asnjë veprim për fillimin e punimeve për Teatrin e Ri. /

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...