Pedagogia Jonila Godole teksa komenton nismen e kryeministrit Edi Rama për të dielën pa makina nga tetori 2020 në mars 2021, thotë se udhëzimet e fundjavës po kthehen në absurditet i gjallë.
Në një postim në rrjetet sociale, Godole shkruan se edhe pse jemi në fund të pandemisë siç thonë ekspertët, nuk është bërë asnjë studim serioz mbi “çfare ndodhi, çfare fituam, çfare humbem, ku eshte ekonomia, si do funksionoje hapja, si do menaxhohet nje pandemi e dyte e mundshme?!”.
“Asnje rresht leter per te justifikuar izolimin disa javor te shqiptareve, por shume energji per te prishur dhe shembur: gjimnaze, vila te vjetra, Teatrin Kombetar, mundesisht naten (se na ndotet ajri posi), me procedura te pershpejtuara dhe ne menyre te paligjshme. Per te gjitha keto sajohet nje kauze natyrisht, e larte, idealiste.”
POSTIMI I PLOTE
Te dielat pa makina per t’iu kushtuar „mjedisit, te moshuarve, femijeve dhe familjeve tona“.
Udhezimet e fundjaves po kthehen ne nje zbavitje te vertete, absurditet i gjalle.
Pse vetem te dielave pushim makinat, dhe jo nga e hena te shtunen?!
Pse nga tetori, cfare do ndodh atehere, çfare di kryeministri qe ne nuk e dime?!
Ndersa shqiptaret ende nuk po lejohen te levizin te lire ne fundjave, vjen paralajmerimi per kufizimet ne te ardhmen?!
Pse mos ta heqin fare edhe internetin qe te mos hallakatemi; lajmet i marrim vesh per bukuri nga ekranet e pushtetit, udhezimet na i jep njeshi personalisht ne telefonin fiks?!
Edhe pse me qeshet teksa shkruaj keto radhe, e kam nje si frike qe e pabesueshmja mund te ngjase ne çdo çast, siç e kemi pare tashme.
Erdhi e iku pandemia, asnje studim serioz mbi çfare ndodhi, çfare fituam, çfare humbem, ku eshte ekonomia, si do funksionoje hapja, si do menaxhohet nje pandemi e dyte e mundshme?!
Asnje rresht leter per te justifikuar izolimin disa javor te shqiptareve, por shume energji per te prishur dhe shembur: gjimnaze, vila te vjetra, Teatrin Kombetar, mundesisht naten (se na ndotet ajri posi), me procedura te pershpejtuara dhe ne menyre te paligjshme.
Per te gjitha keto sajohet nje kauze natyrisht, e larte, idealiste.
Si kjo kauza e mbrojtjes se mjedisit, ku korsi bicikletash shkaterrojne qindra biznese buze rruges; ku urbanizmi modern na thuhet se permireson cilesine e jeteses sone, gur e beton se helbete, kujt i duan parqet, mjafton njeri qe kemi laj-thaj; ku kulla te reja do mbijne si çibane, ngucur mes nje identiteti arkitekturor dhe historik te perçudnuar perqark sheshit.
Pas fasadave te lyera do lengojne pallatet e vjetra nen hijen e qiellgervishtesave te vetmuar qe pritet te strehojne ajken politike dhe ekonomike te ketij vendi, medet.
Te moshuarit, te cilet i duam kaq shume, do rilindin, kur t’i shpien – me orar – te bejne „shopping“ ne qendrat komerciale te kullave, me parate e pensionit simbolik.
Femijet do kenaqen pamase duke luajtur mes betonit dhe familjet e tyre do kursejne karburantin duke mos dale ne natyre, por duke kthyer filxhanin e kafese ne lokalet e kullave perreth sheshit, ne pritje te udhezimit te radhes, nga lart.