Një video e animuar ka treguar përmes simulimeve realitetin e tmerrshëm se si një person i infektuar përhap koronavirusin në publik, ndërsa në shumë vende të botës po përgatiten për të rivendosur në funksion
Modeli tregon se si një person i infektuar duke folur me dikë në një mjedis të mbyllur, rrezikon infektimin me koronavirus të njerëzve, nëse nuk mbajnë maskë, apo nuk ruajnë largësinë.
Simulimet janë botuar nga Universiteti i Oregonit, në SHBA, dhe tregojnë se ndërsa biseda në distancë të shkurtër nuk është aq problematike sa teshtitja ose kolla, që mund të shkojnë deri në 7 metra. Piklat mund të fluturojnë më tej nga sa mendoni vetëm nga të folurit ose frymëmarrja.
Shkencëtari i frymëmarrjes në Universitetin e Leicester, dr Julian Tang tha: "Nëse jeni duke marrë frymë dhe po flisni, piklat nuk udhëtojnë aq larg, por ato mund të udhëtojnë aq larg sa të ndikojnë te miku juaj i ulur pranë jush, ose dikujt që po bisedon me ju.
Deri në ç’distancë mund të udhëtojnë piklat e pështymës për të infektuar dikë tjetër?
Piklat e infektuara mund të bartet edhe më tej, pasi ato kalohen përmes transmetimit nga sipërfaqja në sipërfaqe.