Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kreu i FRPD Belind Këlliçi i rikthehet edhe një herë dhunës së Policisë Bashkiake, që është filmuar jo pak herë duke keqtrajtuar qytetarët.
Sipas Këlliçit, kyebashkiaku Erion Veliaj nuk i do qytetarët e thjeshtë që sfidojnë çdo ditë varfërinë pasi i kujtojnë vendlindjen.
Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:
Verem Veliaj nuk i do qytetaret e thjeshte te Tiranes, qe sfidojne cdo dite varferine e tejskajshme qe ka pllakosur vendin dhe kryeqytetin. Ai nuk i do se i kujtojne origjinen e tij, nepermjet tyre ai kujton se nuk lindi mes oligarkesh, mes tenderash dhe aferash...
Prandaj kjo urrejtje per me te dobtit shfaqet ne cdo qelize te tij, ne cdo nepunes te tij qe i bindet qorrazi. Kjo dhimbje e ky poshterim per qytetaret e Tiranes duhet te marre fund nje ore e me pare. Kryetari i pavotuar i bashkise Tirane duhet larguar nje ore e me pare nga ai pozicion dhe mundesisht nga ky qytet!