Kim: Do takohemi sërish, reforma është kusht për integrimin

Tuesday, 02 June 2020 20:56

Në një konferencë për shtyp, në krah të ambasadorëve të BE dhe Britanisë së Madhe, Yuri Kim foli mbi situatën politike në vend, kryesisht duke vënë theksin te Reforma Zgjedhore dhe mosarritja e një akordi mes palëve politike.

Sipas diplomates amerikane, reforma zgjedhore, si një prej kushteve për çeljen e negociatave, afron Shqipërinë me Bashkimin Europian.

 
 

"Duhet të japin që Shqipëria të fitojë. Është një votë për Shqipërinë në Europë. BE ka vendosur një sërë kushtesh për vazhdimin e negociatave. Mes tyre është reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet që të jetë anëtare me të drejta të plota në BE".

 
 
 

Ambasadorja u shpreh për mediat se “është bërë progres” për konsensusin për Reformën Zgjedhore, por shtoi se çdo kërkesë që bie ndesh me rekomandimet e ODIHR-it, duhet të lëshohet nga palët.

 
 

“Kaluam pothuajse 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik, ka qenë një ditë e vështirë, por është bërë progres. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në fazë kritike në historinë e saj. BE ka vendosur disa kushte për të nisur negociatat për anëtarësim, mes tyre edhe Reforma Zgjedhore. Kështu që, qëllimi ynë sot dhe nesër, sepse do të takohemi prapë, është të përmbushim rekomandimet e ODIHR”, tha Kim.

“Nëse arrihet konsensusi edhe për gjëra të tjera përtej rekomandimeve të ODIHR, jemi dakord. Por, nëse kërkesat e palëve bien ndesh me rekomandimet e ODIHR, duhet t’i lëshojnë kërkesat”, shtoi ambasadorja amerikane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...