“Për Fëmijërinë e Vjedhur” zhvillohet protesta marshim në Tiranë. Aurela Gaçe: Forconi ligjet për abuzuesit

E Enjte, 04 June 2020 17:12

Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual të një të miture 15-vjecare në Babrru, nga roja i shkollës së saj, ka tronditur mbarë opinionin dhe ka sjellë protesta sot në Tiranë.

Në formën e një marshimi, në sheshin Skënderbej dhe në Kodrat e Liqenit kanë marshuar sot nëna me fëmijë, artistë, gazetarë, politikane dhe përfaqësues të shoqërisë civile për t’i thënë stop dhunës ndaj të miturve.

Protesta me moton “Për Fëmijërinë e Vjedhur” ka për qëllim reagimin e shtetit dhe forcimin e dënimit për abuzuesit.

Mes protestuesve ishte sot edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila tha se kishte dalë të protestonte për shumë vajza të dhunuara që heshtin nga frika. Ajo kërkoi ashpërsimin e masave dhe dënimin e abuzuesve.

“Jam në protestë për shumë vajza, për shumë djem që mbase nuk kanë folur kurrë që janë dhunuar. Jam këtu për t’i kërkuar shtetit tim që të vendosë një ligj të fortë. Duhet ta di që nëse flas, jam i mbrojtur. Nëse gratë, vajzat e dhunuara kanë frikë të flasin është edhe fakti që nuk dinë ku të flasin. Një njeri të sëmurë është pak ta mbyllësh në burg për 2 vjet. Është për të ardhur keq që fajësojmë viktimën. Si mund të thuash donte vetë?? Kjo është absurde. Jam këtu për të thënë që jam një qytetare e këtij vendi. Nuk po them që cdo prind duhet të kalojë në vetëgjyqësi. Jam këtu që shteti të vendosë ligje më të forta, këta njerëz duhet të dënohen rëndë që të kenë frikë, të mendohen mirë këta njerëz para se të ngacmonin fëmijët”,- tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...