Raporti i BB:Kriza e Covid-19 do të thellojë borxhin

Hënë, 08 June 2020 09:17

Shpenzimet e larta dhe dhe rënia e të ardhurave, të diktuara nga kriza e COVID-19 do të rrisë deficitet fiskale dhe borxhin publik në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Në këtë konkluzion del raporti i Bankës Botërore lidhur me ndikimet e Covid në ekonomi.

Sipas draftit, masat për të mbrojtur jetët dhe vendet e punës kanë kosto të larta fiskale dhe do të bëjnë që borxhi publik të rritet. Ndërkohe që masa e pasojave ndryshon nga vendi në vend. Referuar raportit ndërsa borxhi rritet, buxhetet e ardhshme do duhet të japin llogari për rritjen e pagesave të interesit, ku rezulton se Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia tashmë shpenzojnë më shumë se 2 përqind të PBB-së së tyre në interes.

Nga ana tjetër raporti citon se sektori financiar mund të bëjë shumë për të ndihmuar në zbutjen e ndikimeve të COVID-19 në ekonominë reale duke siguruar ura financimi dhe ristrukturim të huave për bizneset për t’i ndihmuar ato të lehtësohen nga ndikimet e krizës, dhe të kontribuojnë në fazën e rikuperimit.

Raporti sugjeron se është e nevojshme të monitorohet kredia dhe tendencat e likuiditetit nga afër pasi COVID-19 paraqet kërcënimin më serioz, globalisht dhe lokal që nga viti 2008. Stresi i zgjatur financiar do të kërkojë masa për të parandaluar krijimin e rreziqeve të stabilitetit financiar./ SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...