Të afërm të ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardian Çipa dhe ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ndalohen nga policia pasi u janë gjetur sasi e madhe droge në makinë.
Lajmin e jep një punonjës policie, i cili ka zgjedhur ta bëjë publik përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij, ndalimi është bërë nga policët e Komisariatit nr.5 në Tiranë, por sipas tij, së shpejti priten të lirohen.
"Trafikantë të lidhur me Ardian Çipën dhe Saimir Tahirin ndalohen për sasi të madhe droge. Por pritet të lirohen!", shkruan Berisha në postimin e tij, ndërsa publikon edhe mesazhin e policiti digjital.
"Mirdita jam polic qe nuk mund te identifikohem. Dje ne policine e komisariatit nr 5 jane ndaluar nje person me nje sasi te madhe lende narkotike ne bagazhin e makines por ngjarja po fshihet dhe jam i sigurt qe brenda pak oresh do te lirohet sepse eshte Jurgen Çipa, i aferm i ish drejtorit te pergjithshem Ardian cipa i cili ka qen duke transportuar lenden narkotike te shtetasit Altin Tahiri, me pseudonimin "Qepa", kusheri i ish ministrrit tahiri ky i fundit ka vite qe furnizon zonen e kamzes dhe laprakes me lende narkotike dhe si hyn gjemb ne kembe. madje jan ndaluar edhe te tjere si nip i Altin Tahirit".