Gjermania po tregohet e kujdesshme me hapjen e kufijve me rastin e zbutjes së infeksionit COVID-19.
Vendi pritet të hap kufijtë dhe të heq ndalesat më 15 qershor për qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përfshi edhe Britanisë së Madhe, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Zvicrës.
Ndërkaq, vendimi për vendet e tjera të treta pritet të merret gjatë të mërkurës së javës tjetër.
Ministri i Jashtëm Heiko Maas në një dalje të fundit tha se vendi i tij, nuk ka akoma sisteme me pjesën tjetër të botës për të vlerësuar dhe koordinuar udhëtimin pa sjellë rreziqe potencialisht të pallogaritshme.
‘Ne nuk mund dhe nuk do të rrezikojmë që gjermanët të bllokohen përsëri në të gjithë botën gjatë kësaj vere, apo që pushuesit që kthehen në Gjermani të jenë të infektuar’, deklaroi ai.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, etj., do të njihen me vendimin gjatë ditëve në vazhdim.