Ministri i Jashtëm Italian, Luiggi Di Maio është kërcënuar me jetë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një adresë falso në dukje.
Në Twitter, adresa me emrin ‘Carla’ teksa e ka etiketuar me profilin zyrtar Ministrin, Di Maio i shkruan se e do atë të vdekur.
“Ne ju duam të vdekur. Ne ju duam të vdekur juve bashkë me gjithë napolitanët”, shkruan adresa me emrin ‘Carla’.
Di Maio është lindur në Avellino, shumë afër Napolit dhe përveç kërcënimit për të si një figurë e rendësishme publike, duket dhe një koment urrejtës ndaj napolitanëve.