Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kishte lajmëruar më herët se do të nisë prishjen e ndërtesave në Velipojë.
Mirëpo, banorët vendas janë shprehur kundër shkatërrimit të objekteve në pronësi të tyre.
Pas rezistencës së banorëve për të mos lejuar shembjen e subjektit, IKMT me ndihmën e policisë dhe FNSH-së ka mundur të ndërhyjë dhe të rrëzojë në tokë biznesin. Ndërsa qytetarët janë shpërndarë me gaz lotsjellës.
“Jemi kundër prishjes së ndërtesave tona. Duam vendimin që shprehet për shembjen e objekteve tona”, thonë banorët.
Policia kërkon që banorët të largohen që të bëhet ndërhyrja.