VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë në fundjavë, policia iu heq patentën 9 shoferëve në Tiranë-Elbasan

Diel, 14 June 2020 08:47

Lëviznin më shpjtesi të lartë më mjetet e tyre por janë kapur mat nga policia. Vetëm mbrëmjen e djeshme policia iu ka hequr lejet e drejtimit 9 shoferëve.


 
 

Policia ka qenë e fokusuar në zonën pranë Tegut, ku janë evidentuar 9 drejtues që me mjetet e tyre po ecnin në tejkalim të normave të shpejtësi, në dyfishin e lejuar, me nga 139 km/h deri në 166 km/h.

Policia ka edhe një apel për drejtuesit e makinave. “Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”.

STATUSI I PLOTE

Live: Vijon të ndodhë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan
Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me Radar 📸, nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh
Mos nxitoni për të arritur fundin🚑, apo 📸✍👮🏻♀, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
# PerdoruesRrugeVleresoniJeten
# RespektoniRregullat

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...